5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

OKB – Dhuna në Arakan përfshihet në “krime kundër njerëzimit”

Më të lexuarat

Ekspertët e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Çdo Lloj Diskriminimi Ndaj Grave (CEDAW) dhe të Komitetit të të Drejtave të Fëmijëve (CRC) në një komunikatë të përbashkët me shkrim dënuan ashpër dhunën në Arakan.

Ekspertët e të drejtave të njeriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëruan se sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe të fanatikëve budistë ndaj myslimanëve të Arakanit do të mund të përfshihen në “krimet e kryera kundër njerëzimit”.

Ekspertët e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Çdo Lloj Diskriminimi Ndaj Grave (CEDAW) dhe të Komitetit të të Drejtave të Fëmijëve (CRC) në një komunikatë të përbashkët me shkrim dënuan ashpër dhunën në Arakan.

Ata u bënë thirrje autoriteteve të Mianmarit “për ti dhënë fund menjëherë” dhunës në rajon dhe “për fillimin e hetimeve për sulmet ndaj grave dhe fëmijëve dhe ndaj përgjegjësve të tyre”.

“Jemi të shqetësuar për fatin posaçërisht të grave dhe fëmijëve të Arakanit, të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj vrasjeve, përdhunimeve dhe zhvendosjeve me dhunë”, shkruhet në deklaratën e ekspertëve.

Në mes tjerash shprehet shqetësimi i thellë se shkeljet e të drejtave të njeriut janë kryer me urdhër të ushtrisë dhe forcave tjera të sigurisë.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara theksuan se qeveria e Mianmarit është e detyruar ti përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare dhe të lejojë qasjen e plotë në rajon të ekspertëve të të drejtave të njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit