-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

OJQ-të në RMV: Mungesë transparence për ndërtimin e autostradave

Më të lexuarat

Qeveria ka një nivel të ulët transparence, kur lidh kontrata për ndërtimin e seksioneve të autostradave 8 dhe 10, thonë nga OJQ-të. Organizatat civile apelojnë që pushteti të dalë nga koncepti i negociatave të drejtpërdrejta, dhe të fillojnë kryerjen e procedurave në mënyrë transparente dhe publike. Organizatat joqeveritare theksojnë posaçërisht memorandumin e fundit të nënshkruar të bashkëpunimit me kompaninë “Behtel dhe Enka”, për të cilin, siç thonë ata, publiku nuk ka informacion të mjaftueshëm për të gjetur arsyetimin, pse Qeveria vendosi të marrë një hap të tillë.

Një nga argumentet kryesore të paraqitura para publikut, nga përfaqësuesit e qeverisë në mbrojtje të konceptit të aplikimit të një zgjidhjeje të veçantë ligjore, dhe lidhje e marrëveshjeve të drejtpërdrejta, për ndërtimin e pjesëve të autostradës, ishin pasojat negative të ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër. Por, ne theksojmë se pikërisht ajo marrëveshje është lidhur pa zbatuar Ligjin për Prokurimin Publik, dhe me miratimin e një ligji të veçantë”, thonë nga Platforma e organizatave civile për luftën kundër korrupsionit.

Qëndrimi i fundit i Ministrit të Transportit Blagoj Boçvarski, është se memorandumi i lidhur është në dispozicion të publikut, dhe se do të përfshihen në ndërtim ekipe të ekspertëve dhe kompani ndërkombëtare.

Kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve të ndërtojmë, të ndërtojnë pjesë serioze rrugore dhe rrjete transporti, që do të jenë të pranueshme nga qytetarët dhe shteti.” Përndryshe, unë nuk e pranoj atë se memorandumi nuk ishte në shqyrtim dhe se askush nuk ka mundur ta marrë atë, në fakt kushdo që e kërkon mund ta marrë atë”, tha Blagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Para më pak se një muaj, qeveria nënshkroi memorandum mirëkuptimi me konsorciumin turko-amerikan “Behtel-Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10, pa shpallur tender. Sipas marrëveshjes fillestare, kompania ofroi të bënte një studim të fizibilitetit, projeksion financiar dhe realizim të ndërtimit të autostradave në pjesën Tetovë – Gostivar – Kërçovë, Strugë – Qafëthanë, por edhe nga Prilepi në Manastir. Pasi kompania amerikane Behtel-Enka, do ta përgatisë studimin e fizibilitetit, ndërtimin financiar të projekteve dhe të marrë dritën jeshile nga Qeveria, hapi tjetër do të jetë deputetët të miratojnë një ligj, nëse ajo kompani do ti ndërtojë rrugët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit