6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish-diplomati britanik: “Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Serbe”

Më të lexuarat

“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjë dhe Hercegovinën! Serbia do ta japë Kosovën për Republikën Srpska”.
Ky është njëri nga pretendimet e Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnje e Hercegovinë, i cili ka treguar edhe “planin” se si do të mund të ndodhë një gjë e tillë, shkruajnë mediat boshnjake.

Në këtë drejtim ai ka përmendur një “konflikt të mundshëm” përreth Brçkos, Mostarit dhe Mitrovicës!

Siç ka thënë ai, tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, dhe ai nuk parashikon luftë, por se sipas tij, gjithmonë ekziston rreziku.

“Tensionet do të mbesin derisa të ndryshojnë kufijtë! Unë nuk parashikoj luftë, por gjithmonë ekziston rreziku! Nëse ka dhunë, ajo do të vijë nga boshnjakët që mbrojnë BeH… Boshnjakët nuk kanë ushtri nëse sulmojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Serbët do të kenë një problem me Serbinë, ata do të humbin integritetin e tyre moral! Nëse serbët do të shkëputen, boshnjakët do të protestojnë, por ata nuk do të luftojnë për qëllimin e pamundur! Nëse Republika Srpska shkëputet, BeH do të gjendej në situatën që Serbia ka me Kosovën! Mali i Zi është një rast tjetër, unë nuk e shoh atë rrezik (atje)…”.

Ndërsa, duke komentuar “non-paper” që presidenti slloven, Janez Jansa pretendohet se i dha Presidentit të Këshillit Evropian, studiuesi i Qendrës Britanike për Gjeopolitikë dhe ish-diplomati Timothy Less ka thënë se sllovenët kanë interes për Ballkanin dhe ata e kuptojnë mentalitetin ballkanik.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit