-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

OBI kërkon nga Danimarka parandalimin e sulmeve ndaj Kuranit

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t, Hussein Ibrahim Taha zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) i bëri thirrje Qeverisë së Danimarkës të marrë masa për mospërsëritjen e sulmeve ndaj Kuranit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga organizata thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t, Hussein Ibrahim Taha zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen.

Taha i shprehu Rasmussenit pakënaqësinë e vendeve anëtare të OBI-t për shkak të sulmeve të përsëritura ndaj Kuranit dhe simboleve islame në Danimarkë. Duke i bërë thirrje Qeverisë së Danimarkës të marrë masa për mospërsëritjen e sulmeve ndaj Kuranit, Taha informoi rreth takimit që ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të OBI-t do të mbajnë sot për këtë çështje.

OBI mori vendim për takim të jashtëzakonshëm në nivelin e ministrave të Jashtëm për të diskutuar lidhur me sulmet e kryera ndaj Kuranit në Suedi dhe Danimarkë. Në takimin i cili do të mbahet sot përmes internetit pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm Türkiye-s, Hakan Fidan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit