14.4 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Edhe ne vuajmë nga mite apologjetike: disa keqinterpretime janë sfiduese për progresin tonë historik

Më të lexuarat

Apologjetë nga të gjitha qytetërimet e plagosura që përpiqen të shërohen pas sulmit perëndimor – kinezët, indianët, madje edhe mongolët – janë përpjekur të marrin meritat për të gjitha llojet e shpikjeve dhe përparimit modern perëndimor. Ashtu si të gjithë mitet … edhe ky na bën jo vetëm të prekshëm ndaj kundërshtimeve dhe talljeve të studiuesve, por gjithashtu na dërgon në kundërshtim me faktet dhe studimet rigoroze. Ai i përket një familjeje mitesh apologjetike, ku vlera e së vërtetës përfundimtare të Zotit dhe manifestimi i saj përfundimtar gjykohet nga dobia e saj për nevojat tona imediate psikologjike ose politike: Islami është i mirë dhe i vlefshëm sepse na dha shkencë, teknologji, demokraci, kushtetuta, ligj dhe rregull, qytetërim dhe të gjitha gjërat e tjera që dëshirojmë me zell.

Duke ankoruar ndjenjën tonë për atë që është me të vërtetë e vlefshme në këtë apo atë shpikje njerëzore, ky mit jo vetëm që na bën të nënvlerësojmë atë që Zoti e ka konsideruar të vërtetën më të vlefshme për t’i mësuar njerëzimit në zbulesën e Tij përfundimtare, por gjithashtu na mbyll mendjet ndaj mënyrës se si Zoti i ka udhëhequr njerëzit më parë dhe jashtë Islamit drejt të gjitha llojeve të gjërave dhe përvojave të vlefshme që ne mund t’i vlerësojmë, pranojmë, refuzojmë dhe mësojmë prej tyre.
Ky mitifikim i fakteve na dërgon në zhgënjim ose turbullim dhe na privon nga mundësia për të vlerësuar siç duhet të vërtetën. Në vend që të përballemi me sfidën e inovacioneve drastike në historinë botërore si ngritja e shtetit-komb, demokracia, kapitalizmi, konstitucionalizmi, laicizmi, liberalizmi e kështu me radhë, mite të tilla na ftojnë të jemi dembelë intelektualisht duke pranuar të gjitha risitë në dukje mbresëlënëse si të mira—aq të mira saqë i kishte mësuar vetë Profeti i Zotit. Kjo përjashton mundësinë e kritikës.

Ovamir Anjum
Përktheu: Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit