-2.3 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

OBI: Çështja e të burgosurve palestinezë, të bëhet çështje ndërkombëtare

Më të lexuarat

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) bëri thirrje që çështja e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite të bëhet një çështje me dimensione ndërkombëtare

RIJAD (AA) – Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) bëri thirrje që çështja e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite të bëhet një çështje me dimensione ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e “Ditës së të burgosurve palestinezë”, në një deklaratë me shkrim nga OBI thuhet se të arrestuarit palestinezë po mbesin të privuar nga të drejtat e tyre themelore, për shkak të praktikave arbitrare dhe të trajtimeve çnjerëzore të Izraelit.

“Po i mbështesim të burgosurit që ndodhen në burgjet izraelite dhe përkrahim rezistencën dhe këmbënguljen e tyre në lidhje me grevën e filluar për të bërë që e gjithë bota t’i dëgjojë zërat e tyre”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit