0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Obama dhe Erdoğan takohen të dielën, tema kryesore operacioni “Mburoja e Eufratit”

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të takohen këtë javë, ku tema kryesore e bisedimeve do të jetë lidhur me operacionin “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu gency (AA).

“Takimi i së dielës do të zhvillohet para samitit G20 i cili do të mbahet në Kinë”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Ben Rhodes.

“Presidenti Obama dëshiron të diskutojë rrethanat në Turqi pas tentativës për puç si dhe të diskutojë fushatën anti-DAESH dhe përpjekjet tona për promovim të një stabiliteti më të madh në Siri bashkë me përgjigjën tonë për krizën e refugjatëve”, tha Rhodes.

Takimi Obama-Erdoğan, do të jetë i pari pas puçit të dështuar në Turqi më 15 korrik, dhe vjen pas rekomandimeve amerikane që Turqia të përqendrojë përpjekjet në Siri mbi DAESH-in dhe të shmang përleshjet me YPG-në, një partnere e Amerikës në Siri.

Turqia nga ana e saj YPG-në e konsideron si një degë të grupit terrorist PKK, i cili konsiderohet si i tillë edhe nga SHBA-të dhe BE-ja.

Ankaraja zyrtare insiston që grupi menjëherë të kthehet në bregun lindor të lumit Eufrat, ndërsa ka goditur pozicionet e grupit në jug të Jarabulusit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit