1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

O Zot ma bëj të lehtë dhe këtë vit’, historia e nënë Hatixhesë, 85-vjeçares që agjëron prej 25 vjetësh

Më të lexuarat

shtë 85 vjeç, mban Ramazan prej gati 25 vjetësh, por është e fortë e plot besim.

Historia e nënë Hatixhesë, nënës çame nga Elbasani vjen kuptimplote në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë për të përmbushur një detyrim që përbën një nga shtyllat e Islamit.

Nënë Hatixheja pavarësisht moshës së thyer thotë se nuk e ndjen fare vështirësinë e agjërimit, përkundrazi siç thotë ajo, i lutet Zotit tia lejojë edhe këtë vit, se ndoshta vitin tjetër mund të jetë e pamundur.

Nënë Hatixheja: Kur fillova Ramazanin, u ktheva drejt Kibles (Meka) dhe thash: O Zot, ma bëj të lehtë edhe këtë vit se nuk dihet rroj mot apo nuk rroj. Dhe Zoti ma ka bërë të lehtë. Ngrihem në sabah dhe nuk e dëgjoj hic këtë Ramazan.

Por, në kohën e komunizmit nuk ka qenë kaq e lehtë.

Nënë Hatixheja: Kam agjëruar edhe në kohën e komunizmit, fshehtat se vinin e na e prishnin.

Historia e lidhjes së Nënë Hatixhesë me fenë islame i ka rrënjët në familjen e saj.

Nënë Hatixheja: Babaim im e ka mbaruar shkollën në Stamboll dhe hapi shkollë në Çamëri. Unë kam mësuar pak nga Kurani. Si u prish Çamëria, ishte muaj i Ramazanit. Ikëm pa bukë dhe babai im nuk e prishi.

Momenti i iftarit është pika kulmore e ditës, kur e gjithë familja Hamiti përkujdeset që nënë Hatixheja të ketë gati gotën e ujit dhe ushqimin për të thyer agjerimin.

Edhe në Elbasan, xhamitë sidomos në muajin e Ramazanit, janë plot me besimtarë muslimanë të cilët ndjekin ritet islame me përkushtim, duke iu falur Allahut t’u falë gjynahet prej vdekatarësh. /Ora News/

https://www.youtube.com/watch?v=b3dDG049Oig

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit