12.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Kanë ndaluar aktivitetet për ndërtimin e xhamisë në Kodrën e Diellit

Më të lexuarat

Kanë ndaluar punimet për ndërtimin e xhamisë në Kodrën e Diellit, e cila akoma nuk ka leje për ndërtim. Ndërtimet janë ndaluar nga Inspektorati komunal në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për ndërtime, ekipi i të cilëve kanë qenë në vendin e ndërtimit më 30 në muajin e kaluar.

Nga Komuna e Tetovës tanimë për disa ditë refuzojnë të vërtetojnë këtë informacion dhe nuk dëshirojnë të komentojnë se çfarë dhe ndaj kujt do të ngrenë padi për ndërtim pa leje.

Muftinia e Tetovës pranë BFI-së, mohojnë se po zhvillojnë aktivitete ndërtimore për ndërtimin e xhamisë në Kodër të Diellit.

Nga Sektori për urbanizëm pranë Komunës së Tetovës, për Telma thonë se në Kodër të Diellit çdo ndërtim i ri është ndërtim pa leje, pasi për këtë qendër turistike nuk ka plan të detajuar urbanistik. Ata thonë se edhe bilbordet që janë rrugës për në Kodrën e Diellit, janë vendosur pa leje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit