3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

O ITHTARË TË LIBRIT MOS E KALONI KUFIRIN NË FENË TUAJ

Më të lexuarat

TEFSIRI I SADIT (Surja Nisa, 171)

O ITHTARE TE LIBRIT MOS E KALONI KUFIRIN NE FENE TUAJ

Allahu i Lartësuar i ndalon ithtarët e Librit nga teprimi me fenë dhe kalimi i kufijve të vendosur nga Ai. Ata largohen nga veprat që janë të ligjëruara dhe bëjnë ato gjëra që Zoti nuk i ka ligjëruar, madje i ka ndaluar. Kështu, mund të përmendim teprimin e të krishterëve në lidhje me Isain, duke e ngritur atë mbi gradën e profetësisë dhe duke e përshkruar atë me cilësitë që i takojnë vetëm se Allahut të Lartësuar. Më tej, i Lartësuari thotë:

– “O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në fenë tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën!” – Kjo fjali përmban dy ndalesa dhe një urdhër. Dy ndalesat janë:

1. Mos thoni gënjeshtra lidhur me Allahun e Lartësuar.

2. Mos flisni pa patur dije rreth emrave, cilësive dhe veprave të Allahut, si edhe për ligjet e profetët e Tij. Ndërsa urdhri është: Thoni të vërtetën për këto çështje që u përmendën më lart. Këto rregulla janë të përgjithshme dhe duhet të zbatohen gjithmonë. Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i zbatojmë ato kur flasim për çështjen e Isait, ndryshe nga ç’veprojnë çifutët dhe të krishterët. Allahu i Lartësuar thotë:

– “Mesihu – Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij (Allahut) që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai.” – Fillimisht, thuhet se ai ishte “Resulullah” – i Dërguar i Allahut. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Së dyti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “Fjala e Tij, që ia drejtoi Merjemes..”. Isai u krijua nëpërmjet një fjale të thënë nga Allahu i Lartësuar.

Kështu, Isai nuk ishte vetë fjala, porse ai erdhi në ekzistencë nëpërmjet saj. Së treti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “shpirt nga Ai.” Pra, Isai ishte një shpirt i krijuar nga Allahu i Lartësuar, i pajisur me cilësi dhe virtyte të larta. Allahu i Lartësuar dërgoi Xhibrilin, i cili fryu në trupin e Merjemes dhe, me lejen e Allahut, në barkun e saj u ngjiz Isai.

– “Prandaj besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”! Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju!” – Pasi qartësoi plotësisht të vërtetën rreth Isait, Allahu i Lartësuar urdhëron ithtarët e Librit që të kenë besim të drejtë për Allahun dhe profetët e Tij. Ai urdhëron ata që të largohen nga koncepti i Trinisë dhe besimet e trilluara, sepse kështu është më mirë për ta dhe se kjo është e vetmja mundësi dhe rrugë për të shpëtuar. Çdo rrugë tjetër, që nuk është e bazuar në Shpalljen e Zotit, por thjesht në hamendësime, të çon në shkatërrim. Më pas, Allahu i Lartësuar dëshmon se Ai është i Pastër nga të tilla shpifje dhe trillime, duke thënë:

– “Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë.” – Ai është i vetmi që meriton adhurimin, prandaj askush e asgjë tjetër nuk duhet të adhurohet së bashku me Të. Ai është i Pastër, i Lartësuar dhe i Madhërishëm që të ketë fëmijë, sepse gjithçka që gjendet në qiell dhe në tokë është krijesë dhe pronë e Tij. Të gjithë janë të nevojshëm, të varfër e të varur tërësisht nga Allahu i Lartësuar. Atëherë, si mund të mendohet që, mes krijesave, të gjendet ndonjë partner apo fëmijë për Të?!

– “Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të gjithësisë.” – Pasi bëri të ditur se Ai është i Gjithëpushtetshmi dhe Mbretëruesi i botës qiellore dhe tokësore, Allahu i Lartësuar tregon se është pikërisht dhe vetëm Ai që kujdeset për çështjet e robërve , qofshin ato çështje të dynjasë apo të ahiretit. Ai i ka ruajtur me saktësi veprat e tyre dhe do ta shpërblejë secilin, sipas drejtësisë dhe bamirësisë së Tij.

TEFSIRI I SADIT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit