16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

O Allah! Ti je Falës e Do faljen më fal mua!

Më të lexuarat

O Allah! Ti je Falës e Do faljen më fal mua!
(1)
E regjistron Imam Tirmidhiu në Sunenin e tij hadithin e Aishes, radijallahu anha, e cila thotë:
I thash Pejgamberit, ﷺ: nëse arrij ta di se cila natë është Nata e Kadrit, çka të them në këtë natë?
Tha: thuaj: O Allah! Ti je Falës e Do faljen më fal mua!
(2)
Fakti që Pejgamberi, ﷺ, gruas së vet, e cila e pyeti, ia mësoi vetëm këtë lutje dhe asnjë lutje tjetër, është argument i qartë i rëndësisë që ka kjo lutje.
Falja, siç e përkthejmë ne, ka kuptimin e tejkalimit të mëkatit dhe mos dënimit për mëkatin që ka bërë.
Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: El-Afv, tua fal Allahu krijesave të Veta. Kjo falje mund të jetë para ndëshkimit edhe pas ndëshkimit, për dallim të gufranit, faljes nga lloji tjetër, me të cilën falje nuk vjen ndëshkimi aspak.
(3)
Është e qartë për secilin që lexon me vëmendje se përmendja e dy Emrave të Allahut në fillimin e lutjes dhe përdorja e tyre si ndërmjetësim para lutjes japin për të kuptuar se ajo që e kërkon edhe shpreson është një gjë madhështore.
(4)
“E do faljen”, domethënë se Allahu i do Emrat dhe Cilësitë e Veta, andaj edhe do që robërit e Tij ta adhurojnë Atë edhe sipas kuptimeve të këtyre Emrave, duke vepruar sipas përmbajtjes edhe nënkuptimeve të këtyre dy emrave.
Ashtu sikurse Allahu e do faljen e mëkateve të robërve të Vet e do gjithashtu edhe faljen që duhet t’ia ofrojnë robërit njëri tjetrit kur gabojnë mes vete.
Kjo gjë është shumë e rëndësishme , sepse nëse nuk ndëshkohet robi për mëkatin që e bën, atëherë mendon robi se nuk do e godasin fatkeqësi e vështirësi për shkak të këtyre gjynaheve që është duke i bërë! Kurse secili besimtarë e ka shumë të qartë se gjunahet dhe gabimet janë shkaku më i madh që i sjell fatkeqësitë dhe i largon mirësitë nga toka.
Sa i përket ahiretit, jetës pas vdekjes, falja nënkupton shpërblimin e mirë dhe hyrjen në Xhennetet e Përhershme.
(5)
Sa lutje e bukur që është kjo lutje!
I afrohesh Allahut duke përmendur Cilësinë e Tij të Faljes, i cili nënkupton edhe mbulimin e mëkatit edhe largimin e gjurmëve të këtyre mëkateve, e pastaj i afrohesh për së dyti duke treguar dashurinë që ka Allahu për këtë cilësi.
Kjo lutje sikurse e jep këtë kuptim: o Allah më fal sepse Ti je Ai që ke pozitën për të Falë edhe pse ne kemi mangësitë tona karshi Teje!
O Allah! Më fal mua aq sa Ti e Do Faljen jo aq sa unë kërkoj falje prej Teje!


Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit