1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nuset e xhenneteve

Më të lexuarat

Ibën Kajjimin [All-llahu e mëshiroftë]:  Nuset e xhenneteve, ato janë vasha të reja të një moshe në gjymtyrët e të cilave rrjedh ujë i rinisë. Kur e takon të dashurin e saj, atëherë, thuaj ç’të duash për takimin e dy dritave, e nëse i flet, atëherë ç’do të thuash për bisedën e të dashurve, e nëse e përqafon, atëherë ç’do të thuash për përqafimin e dy degëve, lidhja e saj është më e këndshme për atë se sa dëshirat tjera. Sa më shumë të zgjatë kjo, u shtohet bukuria dhe estetika, sa më tepër vazhdon kjo, shtohet lidhshmëria dhe dashuria, mirëpo janë të pastërta nga shtatëzania, hajdi dhe nifasi, të pastërta nga çdo e metë dhe ndytësirë njerëzore, mbesin të reja përgjithmonë dhe rrobet e tyre nuk u vjetërohen. Këto nuk i ka prekur përpara as njeri as xhinn, sa herë që shikon kah ajo, i mbushet zemra me lumturi, sa here kur të flet ajo, ia mbush veshin me margaritarë të thurrur, e kur të paraqitet e mbush pallatin dhe dhomat me nur, nëse pyet për sjelljet dhe kënaqësitë atje, ato (hyritë), janë të këndshme dhe të dashura, e kur të këndon, ah, sa kënaqësi për shikim dhe dëgjim që është, e kur të shoqëron dhe të kënaqë, sa shoqërim dhe kënaqësi e madhe, e nëse e puthë nuk ka gjë më të këndshme se kjo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit