0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“NUN” takim me aktivistët e saj lidhur me refugjatët

Më të lexuarat

Shoqata “NUN”, mbrëmë ka mbajtur një takim me aktivistët e saj për ti falënderuar me një darkë modeste për nder të aktivizimit të tyre në ndihmë për situatën e refugjatëve që vijnë kryesisht nga vendet e Lindjes.
Në atë takim ishin të pranishëm mbi 70 aktivistë, të cilët në mënyrë vullnetare për afro 8 muaj dalin në pikat hyrëse në Gjevgjeli dhe në Tabanovc, duke u shpërndarëve refugjatëve që vijnë nga vatrat e luftës, ushqim dhe veshmbathje.
Në këtë takim foli hoxha Bekir Halimi, si këshillues fetar se aktiviteti i këtyre djemve është për tu përshëndetur, ku asnjë kohë dhe ditë nuk u lodhën duke qenë në ndihmë të refugjatëve. Ai nxiti në vazhdimin e këtij aktiviteti ngase ata njerëz kanë nevojë.
Më tej ai shtoi se kjo çfarë po bëjnë aktivistët e “NUN”-it është vepër maratonë dhe e mundimshme, mirëpo kjo lodhje dhe ky mundim nuk duhet të ju ndal e as të ju lodh, pasi që ju po u ndihmoni njerëzve që kanë nevojë edhe për ndihmën më të vogël.

2 3 4 5
Që nga fillimi i krizës së refugjatëve “NUN”-i ka qenë duke kontribuar pozitivisht në ndihmë të refugjatëve, që kalojnë nga Maqedonia si vend transit për në vendet e Perëndimit./KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit