11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

VV: Fëmijët serbë në Kosovë, heronjtë shqiptarë i mësojnë për kriminelë

Më të lexuarat

Kosova ka sistem paralel të arsimit ku fëmijët – shtetas të Kosovës të komunitetit serb e mësojnë të keqen duke i cilësuar heronjtë si kriminelë.
Ky është shqetësimi që shfaqen sot Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media, me temë arsimin e shqiptarëve të luginës së Preshevës dhe tekstet e Serbisë në Kosovë.

Shaip Kamberi nga Lugina e Preshevës tha se shqiptarët atje nuk i gëzojnë as të drejtat themelore që është njohja e diplomave shqipe qoftë për punësim apo shkollim.

Kamberi tha se shqiptarët e Preshevës kanë pritur që problemet esenciale të tyre të përfshihen në bisedimet e Brukselit, Kosovë – Serbi por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit