-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nuk pranoj të jem pjesë e fasadës”, alpinisti që u ngjit në Everest refuzon ftesën e Ramës

Më të lexuarat

Alpinisti Flori Haçkaj, i cili ngjiti majën e Everstit ka refuzuar ftesën e Ramës për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës.

Në një shkrim në rrjetet sociale Flori Haçkaj rreshton qartësisht arsyet se pse nuk do të marrë pjesë në këtë samit.

“Nuk pranoj te behem pjese e fasades se qeverise, qe deshiron ta shese kete takim si nje perjekje e saj ne bashkimin e shqiptareve si dhe ta perdore kete takim per te gjeneruar fonde pa fund, ne pergatitjen e samitit, ku dihet qe perfituesit do jene disa njerez te afert te qeverise me reklamat, biletat e transportin ne pergjithesi, printimet, kateringun etj, si dhe entiteti privat qe perfitoi te dhenat e te gjitheve pjesemarresve te samitit te pare dhe i perdori ato per interes personal, nderkohe qe samiti ishte i thirrur nga qeveria dhe pjesemarresit moren pjese me kostot e tyre.”– shkruan ndër të tjera Flori Haçkaj.

Postimi i plotë

Pas samitit te pare te diaspores, i cili ishte “shume i suksesshem” ne biznesin dhe lidhjet e gjeneruara midis shqiptareve neper bote…lideri suprem, vendos te mbaje samitin te dyte.
Me nje shqipe te kulluar dhe nje ftese pa date, i madhi na fton ne “kuvendin e madh te Lezhes te 2019”. Shpresoj qe autografet e tij ne librin Kurban si dhe ndonje pikture e te madhit te jene pjese thlebesore e samitit.

Pertej shakave, falenderoj ambasaden shqiptare ne Berne qe me ftoi, por pershkak te keqqeverisjes me duhet te bojkotoj kete mbledhje te dyte.

Nuk pranoj te behem pjese e fasades se qeverise, qe deshiron ta shese kete takim si nje perjekje e saj ne bashkimin e shqiptareve si dhe ta perdore kete takim per te gjeneruar fonde pa fund, ne pergatitjen e samitit, ku dihet qe perfituesit do jene disa njerez te afert te qeverise me reklamat, biletat e transportin ne pergjithesi, printimet, kateringun etj, si dhe entiteti privat qe perfitoi te dhenat e te gjitheve pjesemarresve te samitit te pare dhe i perdori ato per interes personal, nderkohe qe samiti ishte i thirrur nga qeveria dhe pjesemarresit moren pjese me kostot e tyre.

Neveri per kete qasje kaq te padrejte ndaj shqiptareve ne pergjithesi dhe diaspores ne veçanti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit