1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Nuk është etike

Më të lexuarat

Namazi dhe namazi me xhemat

Nuk është etike:
-mospritja e namazit me dëshirë, vullnet, energji
-moslargimi i çdo gjëje nga zemra pos Allahut të Lartësuar
-lëvizja e tepërt, e pakontrolluar dhe loja me duar
-shpejtimi dhe mospërqendrimi në namaz
-Shtyrja e namazit deri në kohën e fundit të tij pa arsye
-anashkalimi i suneteve të namazit.

Kërkimi i lejes për të hyrë në shtëpi

Nuk është etike:
-trokitja e pakontrolluar në derë
-hyrja në shtëpi pa leje
-qëndrimi përballë derës
-të thuash “jam unë” duke mos treguar emrin
-trokitja në derë pa nevojë
-trokitja në derë më shumë se tri herë, edhe kjo të jetë me ndërprerje.

Borxhi

Nuk është etike:
-shtrirja e dorës për borxh, kur nevoja nuk është aq e madhe
-të kërkosh borxh mbi nevojën
-të kërkosh para prej atij që nuk ka
-të mos e kthesh borxhin.

Vëllazëria

Nuk është etike:
-mosrespektimi i vëllezërve më të vjetër
-mosshprehja e mëshirës dhe e dashurisë ndaj të vegjëlve
-mosrespektimi i ndjenjave të të tjerëve në raste gëzimi
-mosdhënia e këshillave dhe sugjerimeve kundrejt vëllezërve
-moskërkimi i faljes në rast lëshimi dhe gabimi
-mospërmirësimi i vëllezërve në hasmëri.

Duaja-lutja dhe përkujtimi i Allahut

Nuk është etike:
-t’i lutesh Allahut me nijet jo të sinqertë
-t’i lutesh Allahut dhe të jesh larg Tij
-t’i lutesh Allahut, por të kërkosh ndihmë nga krijesat e Tij
-ta përkujtosh Allahun pa abdest
-që gjatë lutjes të mos tregosh interesim
-që ushqimi dhe veshmbathja të jetë haram
-të mos shfrytëzosh rastet dhe kohën kur lutjet pranohen
-të lutesh për veten, por të harrosh familjen, të afërmit, miqtë.

Muhamed Douserij
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit