4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nuk e di a ju kujtohet nifar Hetem Ramadani, i cili flitke për lumturinë…

Më të lexuarat

Nuk e di a ju kujtohet nifar Hetem Ramadani, i cili flitke për lumturinë dhe energjinë e brendshme, si burim i shërimit të shumë sëmundjeve bile edhe kancerit. Njerëzit hallexhinjë u turrën drejt tij, pasi iu bë një reklamë e madhe mediale si shpëtimtari i botës, e për këtë duhej termin 1 muaj më përpara me lënë.

Sot po lexoja lajme që ky i “lumturi” qenka ndarë nga gruaja e tij për gjëra banale dhe paska probleme të mëdha ekonomike! A e kuptoni sa kot dhe sa farsë del personaliteti i tij dhe ligjërimi i tij në “kapjen” e majave në arritje e mirë organizim të jetës, një klloun i vërtetë por që njerëzit e medias ja lanë në dorë me fol edhe për Zotin, por edhe për çështje të tjera.

O njerëz të mirë, aman kini kujdes kujt ia besoni mendjen dhe shpirtin tuaj, se sot bota vuan nga mashtrues që tek ju nuk shohin asnjë gjë vetëm atë kacidhen (pare) që e keni në xhep. Lumturia e tyre qëndron tek xhepi juaj, ndërsa shkatërrimi juaj qëndron tek besimi ndaj tyre.

Me gjithë fryerjen e madhe që iu bë këtij njeriu, e kam ditë që një ditë do i del fytyra e vërtetë e një mashturesi!

P.S:” Dje e pash tu e festu njajni ditëlindjen me lëng fallco dhe torte të bëmë në shpi me ato kushte që kishin, ama ajo lumturia që vërehej tek ai dhe familja e tij ishte e mahnitshme. E kuptoni që lumturia dhe harmonia në familje nuk vie nga gjërat e luksit dhe të shtrenjta. Ajo që duhet është mirënjohja dhe falënderimit për ato mirësi që i kemi. Qofshi të lumtur të gjithë inshaAllah 🙂
Nexhmedin Kalisi

https://www.facebook.com/Nexhmedin.Kalisi/posts/2361490807279010

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit