3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Njihuni me Kazan-in e “Russia 2018”: ja ç’përfaqson kryeqyteti tatar

Më të lexuarat

Verën e kaluar, ndërsa raportonte për Kupën e Konfederatës nga Kazan-i rus, gazetari gjerman i ZDF-së u impresionua nga bashkëjetesa e muslimanëve dhe të krishterëve në Republikën e Tatarstanit. Madje ka një proverb që thotë: “Gërvishe një rus, do të gjesh një tatar”.

Shumë figura të famshme nga Rusia janë tatarë, nga shkrimtari Nikolai Karamzin, një reformator i gjuhës ruse dhe autor i Historisë së Shtetit Rus, emri i të cilit rrjedh nga Kara-Murza, përmes ikonës së baletit rus Rudolf Nureyev, tenistit Marat Safin dhe motrës së tij Dinare, deri te modelja Irina Shayk (Shaykhlislamova).

Gjak tatar kanë edhe gjimnastet Alina Kabajeva dhe Alija Mustafina, poetja ruse Bela Ahmadulina, shkrimtari Aleksandar Kuprin, aktori Charles Bronson, portieri i futbollit Rinat Dasajev, dhe lista vazhdon. Kupa e Konfederatës, e mbajtur si një uvertyrë për Kupën e Botës në Rusi verën e ardhshme, u mbajt gjithashtu në Kazan, kryeqyteti i Tatarstanit.

Edhe pse në këtë republikë ruse jetojnë 173 grupe etnike, dominojnë tatarët dhe rusët. Në territorin e republikës ka më shumë tatarë, ndërsa në Kazan jeton një numër pothuajse i njëjtë i pjestarëve të të dy kombeve, me një shumicë muslimane kur është fjala për përkatësinë fetare. Kjo do të thotë se Kazani do të jetë qyteti i parë me shumicë muslimane ku do të luhen prej ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Gjashtë lojërat e Mondialit të ardhshëm do të zhvillohen në “Kazan Arena” një kompleks supermodern, shtëpi e skuadrës lokale Rubin, kampion i dyfishtë i Rusisë. Stadiumi, me një kapacitet prej 45,379 vendesh, u hap në korrik 2013 dhe ndërtimi kushtoi 450 milionë dollarë.

Verën e ardhshme, në “Kazan Arena” do të zhvillohen ndeshjet: Francë – Australi (Grupi C), Iran – Spanjë (Grupi B), Poloni – Kolumbi (Grupi H), Gjermani – Koreja e Jugut (Grupi F) dhe nga një ndeshje e tetës së finales dhe e katërtës së finales. Përgatiti Jeton Zenuni – /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit