20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdogan s’rresht së denoncuari: Siria, Mianmari, Jerusalemi…si një shekull më parë

Më të lexuarat

Pas zhvillimit me Jerusalemin, Erdogan vijon të denoncojë ato që i konsideron si forca kundër muslimanëve. Duke filur këtë të shtunë në një aktivitet në Stamboll, presidenti truk tha se “ngjashëm si një shekull më parë, bota islame po përballet me përpjekjet për ta riformuar atë nëpërmjet derdhjes së gjakut, të lotëve dhe grindjeve midis vëllezërve”.

Ai u bëri thirrje njerëzve “që të jenë të përgatitur për sulme të cilat do të përpiqen të gjunjëzojnë muslimanët nga brenda”.

“Kur myslimanët janë në konflikt, të vetmit që përfitojnë nga kjo janë grupet terroriste, imperialistët, tregtarët e armëve dhe shtetet terroriste si Izraeli”, tha Erdogan. Sipas tij, të gjitha zhvollimet, që nga Siria, Mianmari dhe sënfundi Jerusalemi, nuk ishin rastësi por të qëllimshme dhe synonin shterimin e burimeve dhe energjisë së muslimanëve, duke i bërë ata të luftonin mes vete.

Më herët, ai vlerësoi vendin e tij, Turqinë, si një frymëzim për muslimanët e mbarë globit. “Për 15 vjet kemi ndërtuar një Turqi të madhe, një Turqi të fuqishme, një vend që do të jetë një burim shprese dhe besimi për të gjithë miqtë, bashkëqytetarët, vëllezërit për nga besimi dhe të shtypurit”, tha Erdogan.

Ndërsa duke e çuar sërish fjalën te Jerusalemi, lideri turk tha se “nëse humbim Jerusalemin, nuk mund të mbrojmë as Medinën. Nëse e humbim Medinën, atëherë nuk mund të mbrojmë as Mekën e as Qaben”, duke iu referuar kështu dy vendeve të tjera të shenjta islame në botë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit