9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Njeriu kundër tabiateve shqiptare në punë

Më të lexuarat

Miliarderi që kërkon ndalimin e punës nga distance e jo vetëm

Pazuat e pushimebe në punë janë një nga më të preferuarat gjatë ditës ose ndryshe orarit të punës, duke nisur që nga shtriqja në karrike e deri te harxhimi i kohës me një ushqim apo kafe para. Pra, thënë ndryshe, diçka tipike shqiptare.

Por për disa, kjo është sjellje e papranueshme. Një bos minierash, i cili tashmë e ka ndaluar punën nga shtëpia, tha se nuk dëshiron që stafi të largohet nga zyra për kafe, shkruan The Guardian.

Chris Ellison, drejtor menaxhues i Mineral Resources, tha se industria nuk mund të përballonte të vazhdonte punën e llojit fleksibël, me lehtësira abuzuese dhe se për këtë arsye, kompania e tij po investonte në selinë e firmës në Perth, Australia Perëndimore, për të parandaluar që njerëzit të largoheshin nga ndërtesa.

“Dua t’i mbaj robër gjatë gjithë ditës,” tha Ellison gjatë një prezantimi financiar të enjten. “Unë nuk dua që ata të largohen nga ndërtesa … Unë nuk dua që ata të enden nëpër rrugë për të pirë një filxhan kafe”.

Ellison kritikoi kompanitë e tjera që lejuan stafin e tyre të punonte nga shtëpia. Kompania e tij e listuar në ASX, e cila vlen rreth 8 miliardë dollarë australianë dhe punëson rreth 5,600 njerëz, e ndaloi zyrtarisht praktikën vitin e kaluar, pavarësisht trendit të përhapur të punës në distancë gjatë dhe pas pandemisë së koronavirusit.

“Unë kam një politikë të mos-punës nga shtëpia,” tha Ellison. “Uroj që të gjithë të tjerët të hyjnë angazhohen në pozicionet reale sa më shpejt aq më mire, pasi industria nuk mund ta përballojë të kundërtën”

Ai sugjeroi gjithashtu se prirja drejt orëve më të lehta të punës ishte e gabuar. “Tani ne kemi një industri ku thuhet  se ‘pse të mos bëjmë një javë katër-ditore, pasi ne jemi mësuar me të për shkak të Covid-it,” shtoi Ellison.

“Ne nuk mund të kemi njerëz që punojnë tre ditë dhe paguhen pesë ditë në javë, ose madje katër ditë.”

Mineral Resources ka instaluar një sërë pajisjesh në selinë e saj. “Selia është një vend ku shumë nga njerëzit tanë duan të jenë dhe duan të punojnë atje,” tha Ellison. “Ne kemi një restorant brenda, kemi një palestër dhe kemi ambiente të tjera që i mbajnë ngjitur”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit