Në ditët e sotme rrjetet sociale janë shndërruar tashmë në hapësira të mirëfillta komunikimi ku njerëzit ndajnë jo vetëm pikëpamjet dhe idetë e tyre por dhe copëza nga jeta dhe përditshmëria e tyre. Këtyre të fundit nuk mund t’u themi më copëza, sepse të gjithë e kanë nga një mik virtual që ndan çdo moment të përditshmërisë së tyre në rrjetet sociale.
Por cilat janë postimet e shpeshta që bëhen në rrjetet sociale, që në fakt tregojnë se në jetën reale këta njerëz janë të palumtur.
Ekspertët kanë veçuar disa postime:
Postojnë vazhdimisht edhe gjëra pa rëndësi. Këto persona janë të varur shumë nga teknologjia dhe nuk e imagjinojnë dot jetën e tyre pa bërë status. Mjafton të jenë në qendër të vëmendjes!
Postojnë direkt arritjet e veta: Jeta boshe e tyre bën që çdo gjë të mirë që i ndodh në jetë t’ja tregojnë të tjerëve. Kjo është një shenjë e cila tregon se dëshironi të tregoni lumturinë tuaj. Në fakt, nëse postoni gjëra të tilla, nuk tregon lumturinë tuaj, por vetëm dëshirën tuaj për të plotësuar jetën tuaj boshe.
Postojnë shpesh foto të ndryshme gjatë ditës: Kërkimet kanë nxjerrë përfundimin se njerëzit të cilët postojnë foto vazhdimisht, ndjehen dhe kërkojnë vazhdimisht vëmendjen e njerëzve përreth. Njerëzit e sigurt nuk e kanë të nevojshme, t’i tregojnë të tjerëve rreth jetës së tyre dhe momenteve të ndryshme.
Këshillë: Shmangni postimet kur jeni të dehur, kur sapo jeni ndarë nga partneri apo gjëra të ngjashme.Mbusheni ditën me aktivitete të ndryshme , punë , udhëtime, libra, etj./O.M