Për ç’akuzohet nga gjyqtarë francezë presidenti famëkeq sirian
Gjyqtarët francezë lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar kundër presidentit sirian Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit.
“Assad akuzohet se ka kryer krime kundër njerëzimit në qytetin e Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht të vitit 2013, duke përdorur armë kimike të ndaluara”, tha organizata për të drejtat e njeriut Qendra Siriane për Media dhe Lirinë e Shprehjes, transmeton Anadolia.
Urdhër arresti janë lëshuar edhe për vëllain e liderit sirian, Maher al-Assad dhe dy gjeneralë të tjerë ushtarakë.
“Precedent historik gjyqësor”
Organizatat e të drejtave të njeriut ngritën një padi në mars 2021, e cila çoi në një hetim nga Gjykata Administrative e Parisit një muaj më vonë.
Avokati Mazen Darëish, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Qendrës Siriane për Media dhe Lirinë e Shprehjes, i përshëndeti urdhrat si një “precedent historik gjyqësor”.
“Është një fitore e re për viktimat, familjet dhe të mbijetuarit e tyre dhe një hap drejt drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme në Siri”, tha ai. /tesheshi.com/