14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Një urdhër arrest ndërkombëtar për Assad-in

Më të lexuarat

Për ç’akuzohet nga gjyqtarë francezë presidenti famëkeq sirian

Gjyqtarët francezë lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar kundër presidentit sirian Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit.

“Assad akuzohet se ka kryer krime kundër njerëzimit në qytetin e Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht të vitit 2013, duke përdorur armë kimike të ndaluara”, tha organizata për të drejtat e njeriut Qendra Siriane për Media dhe Lirinë e Shprehjes, transmeton Anadolia.

Urdhër arresti janë lëshuar edhe për vëllain e liderit sirian, Maher al-Assad dhe dy gjeneralë të tjerë ushtarakë.

“Precedent historik gjyqësor”

Organizatat e të drejtave të njeriut ngritën një padi në mars 2021, e cila çoi në një hetim nga Gjykata Administrative e Parisit një muaj më vonë.

Avokati Mazen Darëish, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Qendrës Siriane për Media dhe Lirinë e Shprehjes, i përshëndeti urdhrat si një “precedent historik gjyqësor”.

“Është një fitore e re për viktimat, familjet dhe të mbijetuarit e tyre dhe një hap drejt drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme në Siri”, tha ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit