Belaja e një gruaje turke në Al-Aksa me izraelitët
Po lexonte Kuran, përfundon në qelitë hebreje
Shtetaja turke Ozgecan Mutlu, 24 vjecce, e cila u ndalua nga policia izraelite sot në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Al-Quds Lindore (Jerusalem), u lirua pas përpjekjeve diplomatike turke.
Mutlu u lirua falë përpjekjeve të Ambasadës Turke në Tel Aviv dhe Konsullatës së Përgjithshme në Al-Quds, konfirmuan burime diplomatike turke.
Mutlu u arrestua ndërsa një grup fanatik i kolonëve hebrenj ndodhej në kompleksin Al-Aksa, pasi ata sulmuan atje nën mbrojtjen e policisë izraelite.
Sipas miqve të saj, Mutlu ishte duke lexuar Kuranin në kohën e sulmit nga kolonët fanatikë hebrenj. Policia izraelite i mori çantën për ta hequr nga porta e Bab al-Rahma.
Mutlu i ndoqi policët dhe u kërkoi atyre t’i kthenin çantën e saj dhe më pas disa policë e morën në paraburgim gruan e re turke dhe e nxorën nga kompleksi.
Pasi forcat izraelite sulmuan Al-Aksa dhe dëbuan besimtarët nga kompleksi i xhamisë në fillim të prillit, tensionet u rritën në të gjithë territorin palestinez.
Palestinezët akuzojnë izraelitët për judaizimin sistematik të Kudsit Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, vendi i tretë më i rëndësishëm i shenjtë mysliman.
/tesheshi.com/