3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

NJË PASQYRË E TMERRSHME – poezi nga Hafiz Ali Korça

Më të lexuarat

As shin as korr dreqi thonë,
por përpiqet përgjithmonë,
si e si të përçajë fenë
për të përmbysur atëdhenë.

Që pa fe atdheu s’mbahet,
si thoni prej mishit që s’ndahet.
Si mëmëdheu që mbron fenë,
ashtu dhe feja mbron atëdhenë.

Feja siguron moralin,
siguron nderin edhe mallin.
Por një komb kur e le fenë,
më s’ka dert as për atëdhenë.

Feja për njëherësh s’lihet,
pak nga pak fillon sa fshihet.
Me parë lihet mësimi,
dhe fillon sëmuret besimi.

Ligësia kështu zihet,
se sheh rrushi rrushin piqet.
Kështu nis le burri fenë,
sefte gjyshi la synenë.

Pastaj yt atë la vaxhibin,
farzin la yt bir me nipin.
stërnipit më gjë s’i mbetet,
as di fare ku të mbështetet.

Hiqet falja, agjërimi,
kapet pirja, kurvërimi.
Shtohen këngët, shtohen vallet,
shtohen modat, shtohen hallet.

Prej zjarrit del një shkëndijë,
thotë miku ç’do të vijë?
Mirëpo kur i del flaka,
fillon rrihet me shuplaka.

Midis arës shkon një vijë,
thotë bujku çdo të vijë?
Mirëpo kur bëhet lumë,
fushës i bëhet dëm shumë.

Një gishti i del një pikë,
thotë i sëmuri më dhemb një çikë.
Mirëpo, kur i mahiset,
trimi përnjëherë gremiset.

Prandaj duhet, gjyshi, ati,
të mbajë fenë që pati.
Ku me libra, ku me gojë,
birin, nipin, ta mësojë.
Se e ka në qafë vetë,
e dënon Zoti i vërtetë.

Është një faj që s’i falet,
i rëndon në zverk si malet.
S’jetohet pa fe, si kafshë,
i pafeshmi s’vlen gjëkafshë.

Pa le fe e muslimanit,
fe e zbritur prej Rrahmanit.
Ajo fe aq e mbaruar,
si lule ka mbretëruar.

Prandaj duhet atdhetarët,
me mentarët, më të parët,
të hapin sytë, mos të flenë,
fenë e bukur mos ta lënë.

Se me fe mundim të rrojmë,
atdheun me fe ta mbrojmë.
Në mbetshim në errësirë,
na kanë për të thëthirë.

Me fe del nga errësira,
me fe rron me plot të mira.
Me fe njeh nënën dhe babanë,
me fe njeh motrën dhe vëllanë.

Pa fe s’ka më e madhe gjëmë,
pa fe s’njeh as atë, as ëmë.
Prindërit, po s’u kujdesuan,
Fëmijët po s’i mësuan,
foshnjat e mjera ç’faj kanë,
kur nëna me babanë,
fenë e shenjtë nuk ia japin,
ata ç’rrugë do të kapin?

Kështu pra, feja harrohet,
dhe ai komb farohet.
Prindërit tradhtojnë fenë,
prindërit rrënojnë atëdhenë.

Këto prindër kurdoherë,
do të jenë në skëterrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit