1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Statistikat e Mirëqenies Sociale, Janar 2023

Më të lexuarat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin janar 2023

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit janar 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22 571 familje me gjithsej 89 318 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2  894 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 071 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 467 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 767 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 718 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 052 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 261 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 470 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 639 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 707 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 284 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 704 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues.

Ndërsa, gjatë muajit janar 2023 nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit