Dr. Mustafa Mahmud në librin e tij Kiraetul-mustakbel – Leximi i së Ardhmes, citoi një orientalist të ketë thënë: “Nëse doni të shkatërroni një popull, kulturën dhe traditën e tij, ka tre mënyra: të shkatërroni familjen, të shkatërroni arsimin dhe të shkatërroni autoritetin dhe modelet.
Për të shkatërruar një familje, duhet ta mbani gruan sa më larg rolit të saj parësor si nënë.
Për të shkatërruar arsimin, duhet të nënvlerësoni rolin e mësuesve dhe të zvogëloni rëndësinë e tyre në shoqëri, në mënyrë që nxënësit t’i respektojnë dhe ti vlerësojnë sa më pak.
Për të thyer autoritetet dhe modelet , duhet të nënçmoni dijetarët (ulema) dhe të përpiqeni t’i komprometoni ata në mënyrë që njerëzit të mos i dëgjojnë dhe t’i ndjekin. Sepse, nëse ajo nuk është një nënë e ndërgjegjshme dhe e kujdesshme, një mësues i sinqertë dhe nëse autoriteti i një ulemaje bie, atëherë kush do t’i edukojë brezat e rinj mbi vlerat dhe parimet e vërteta”.
Përgatiti: Abdusamed Nasuf Bushatliç