1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një musliman nga Bangladeshi, shpëton gruan italiane nga përdhunimi

Më të lexuarat

Një grua italiane ka falenderuar burrin musliman i cili e shpëtoi atë nga një bandë burrash të cilët po e ndiqnin atë dhe kishin si qëllim ta përdhunonin.

Në një postim në rrjetin social Facebook dhe që është bërë virale, Gaia Guarnotta ka shkruar për eksperiencën e saj të tmerrshme ndërkohë që ajo po ecte rrugëve të Fiorences në Itali.

Ajo përshkruan se si ishte rrethuar nga burrat e dehur të cilët i thanë asaj që donin të kalonin me të “një kohë të bukur”.

“Në njëfar pike se di se si më rrethuan dhe filluan të thonin “eja me ne, do të ja kalojmë mirë, 25 kundër një është një natë e mirë…’’

Mbasi ajo ka refuzuar, grupi ka filluar ta tërheqë nga krahët:”Ato mbaruan pijet që kishin në duar dhe i hodhën shishet mbi mua dhe njëri prej tyre ose disa, pështyen mbi mua, ndërkohë që të tjerët po filmonin me telefonat e tyre.”
Në atë moment një musliman i cilte shiste lule, Hossein Alamgir ndaloi dhe u tha që ta linin atë të qetë dhe e mori atë në një vend të sigurtë.

“Në qoftë se Hosseini nuk do të ishte aty atë mbrëmje, nuk do të mundesha ta tregoja këtë histori sot”, tha Gaia… Falënderoj Zotin që ka njerëz si Hosseini në këtë botë, të cilët ndihmojnë pa marrë asgjë në këmbim. Ai është një fytyrë që kurrë nuk do ta harroj.”

/ ilmfeed.com/përktheu KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit