17.7 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Quebecu ka ndaluar mbulimin e fytyrës për gratë që përdorin shërbimet publike…por njerëzit nuk janë të kënaqur!

Më të lexuarat

Quebec, pjesë e Kanadasë është bërë vendi i parë në Amerikën Veriore që ka ndaluar nikabin dhe burkën. Këtë javë, provinca Kandaze ka adoptuar ligjin (bill 62) për ndalimin e mbulimit të fytyrës për ata që kërkojnë të përdorin shërbimet publike, përcjell KohaIslame.

Por kur është marrë vesh aprovimi i këtij ligji, debatet në rrjetet sociale kanë plasur, sa që e kanë detyruar udhëheqësin e Quebecut të jap deklaratë.

Njëri ka shkruar: “Jo!Jo këtu! Mbulimi fytyrë në Quebec është një sulm në të drejtat e njeriut dhe duhet kundërshtuar përmes gjykatës dhe përmes mosbindjes qytetare.”

Tjetri: “Po planifikoj të vesh një mbulesë të muslimanëve që mbulon fytyrën për Hallowen. Vetëm për qejf. Dhe të pres që policia të vie pas meje.”

Dikush shkroi: “Do të ishte në rregull ndoshta që shteti të ua ndalojë punëtorve të tyre. Por jo edhe qytetarëve. Ligji i ri në Quebec është gabim.”

“Bill 62 kaloi sot në Quebec (ndalesa e nikabit). Është Islamofobike dhe misogjene. Më shumë se një parti kanë dashur të bëjnë urrejtjen në ligj” shkori Trycia Bazinet.

“Detyrimi femrës të vishet si të duash TI nuk është liri, është fashizëm” u shpreh një tjetër.

Kjo pjesë e Kandasë ka ndjekur shembullin e disa vendeve Evropiane që kanë ndaluar nikabin si Franca, Hollanda, Italia, Spanjë dhe Zvicra.

Në vitin 2011, Belgjika kishte kaluar ligjin që ndalon mbartjen e Burkas, e cila më vonë u rrëzua nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Së fundimi, Austria ka bërë ndalesën e njëjtë edhe pse vetëm 150 gra veshin Burkan në gjithë vendin.

Përkthehu: Nexhmedin Kalisi – /KohaIslame.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit