-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Një muaj paraburgim për personin që shkatërroi minaren e xhamisë në Velekincë

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit B. V.

I pandehuri me datë 14.08.2016, ka arritur të ngjitet lartë në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit dhe më pas filluar shkatërrimin e saj. Pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës i pandehuri është arrestuar.

“Me këto veprime B. V. dyshohet se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pronës nga neni 333 paragrafi 3 dhe 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit