5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

NJË MODEL I LIDERSHIPIT TË IMAMIT DHE PERFORMANCËS SË XHAMISË NË MALAJZI

Më të lexuarat

Ky artikull synon të diskutojë tre argumente kryesore.

Së pari, performanca e xhamisë mund të matet të paktën duke përdorur dy dimensione; numri e xhematit të rregullt të xhamisë dhe numrin e ligjeratave fetare të organizuara nga xhamia.

Së dyti, lidhja e udhëheqjes së imamëve dhe performanca e xhamisë është e përqendruar në çështjen se si tiparet e lidershipit të imamëve ndikojnë në aftësinë e tyre të sjelljes efektive të udhëheqjes në parashikimin e performancës së tyre si udhëheqës të xhamive.

Së treti, lidhja e tipareve të udhëheqjes së imamëve, sjelljes së lidershipit dhe performancës së xhamisë mund të moderohet nga niveli i autonomisë që kanë imamët. Ky studim aplikon qasjen e analizës së përmbajtjes për të analizuar hulumtimet dhe teoritë në fushën e studimit të udhëheqjes organizative si dhe performancën e xhamisë. Bazuar në analizën e kryer, ky studim propozon një model të lidhjes ndërmjet lidershipit të imamëve dhe performancës së xhamisë që do të zbatohet në kërkimet në lidhje me udhëheqjen e imamëve dhe performancën e xhamive në Malajzi apo kudo tjetër.

…..

– Sjellja e imamit si prijës komunitar dhe performanca e xhamisë

Studiuesit muslimanë në Malajzi theksuan se performanca e institucionit të xhamisë mund
të matet nga shumë aspekte, për shembull, numri i xhematit të cilët vizitojnë rregullisht
institucionin, aktivitetet e organizuara nga xhamia, stabiliteti financiar. Megjithatë, ndër të
gjitha kriteret e performancës së xhamisë, frekuentimi i saj mund të përmendet si kriteri më i rëndësishëm.
Politeistëve, idhujtarëve e paganëve nuk u takon të mirëmbajnë xhamitë e Allahut (të falen
dhe të adhurojnë Allahun në to, të kujdesen për pastërtinë dhe ndërtimin e tyre).

‘‘Xhamitë e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe
Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zekatin e që nuk i frikësohen askujt,
përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.” (Et-Teube:18).

‘‘ Faleni namazin, jepeni zekatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen
(në namaz).’’ (El-Bekare: 43)

Sipas Kurtubiut, ajeti 43 i sures el-Bekare më sipër theksoi se muslimanët nuk duhet të
jenë kurrë në të njëjtë kategori me Pasuesit e Librit në lidhje me namazin, ku mësimet e
Muhamedit alejhi selam në lidhje me namazin theksojnë cilësitë e robit, qetësinë e tij, dhe
përkushtimin të cilat mbartin kuptimin e vërtetë të bindjes ose adhurimit ndaj Allahut të
Madhërishëm si Krijuesi ose Zoti i Vetëm.

Për më tepër, namazet obligative duhet të falen gjithmonë në xhemat dhe jo vetëm, përveç nëse muslimanët kanë arsye të vlefshme që të mos e falin namazin me xhemat për shembull për shkak të sëmundjes e kështu me radhë.
Kështu, duke iu referuar ajeteve të mësipërme, praktika e faljes së namazit me xhemat në
xhami nuk duhet të konsiderohet si bartëse e roleve minimale për të na ndihmuar të matim
cilësinë e komunitetit musliman në ditët e sotme.

Përveç asaj që u tha më sipër, në Islam është e qartë se caktimi i vizitës së xhamive,
veçanërisht për kryerjen e namazit të detyrueshëm me xhemat është i rëndësishëm dhe
mund të thuhet se është prej çështjeve themelore që ndihmon në shtimin e devotshmërisë,
besimit dhe bindjes ndaj Allahut.

Me fjalë tjera, përkundër shpërblimeve të premtuara nga Allahu i Madhërishëm për ata që e ruajnë lidhjen e tyre me shtëpinë e Allahut (xhamitë), ka edhe dënime të premtuara nga Allahu për ata që shpërfillin thirrjet për namazet me xhemat ose ezanin. El-Xhezeri ka arritur në përfundim se sipas katër medhhebeve kryesore, thirrja për faljen e pesë kohëve të namazit me xhemat në xhami nesë jo obligim i prerë mund të llogaritet prej suneteve të forta (veprime shumë të rekomanduara të cilat rrallë herë i ka lënë i Dërguari i Allahut) për të cilat ka urdhëruar Muhamedi alejhi selam.

Kjo tregon se edhe pse kryerja e namazeve obligative në formë individuale është e vlefshme dhe e pranueshme në fenë tone, rutinën ditore duhet ta ndërtojmë në pëputhje me aktivitetet e xhamisë e me theks të veçantë namazin me xhematë.

Prandaj, bazuar në diskutimet e mësipërme lidhur me pozitën e namazit me xhemat në
Islam, nuk është ekzagjerim nëse ndonjë hulumtim socio-fetar që fokusohet në eksplorimin
e qëndrimit të muslimanëve ndaj fesë së tyre, të përdoret frekuentimi i xhamisë në namazet  me xhemat dhe aktivitetet tjera brenda xhamisë, si masë e qëndrimit të muslimanëve ndaj fesë së tyre.

Në fakt, Brenner ka gjetur se frekuentimi i vendeve të shenjta dhe në rastin e tij kishave është një mates i mirë dhe i vërtetuar për shkallën e fetarisë së individit. Në hulumtim, pas krahasimit të dy matjeve të fesë; së pari raportoi i drejtpërdrejt për pjesëmarrjen në organizimet fetare e cila shpesh llogaritet si masë paragjykuese, dhe së dyti, matjet e vërtetuara dhe të detajuara të fesë, Brenner arriti në përfundimin se “të dy grupet e konsiderojnë fenë dhe identitetin e tyre fetar si të rëndësishëm në jetën e tyre”.

E njëjta gjë mund të themi se ekziston edhe në shoqërinë muslimane dhe ky argument duhet të interpretohet me kujdes për shkak të dallimeve themelore teologjike dhe fetare midis Islamit dhe Krishterimit. Kjo mund të shihet edhe nga një hulumtim i kryer nga Neyrinck që zbuloi se motivimi fetar lidhet pozitivisht vetëm me angazhimin në sjellje specifike fetare, por jo me pjesëmarrjen e shpeshtë në kisha. Kjo në njëfarë mënyre tregon dallimet ndërmjet Islamit dhe Krishterimit nëse i referohemi ajeteve kuranore dhe haditheve në lidhje me urdhërimin e Allahut dhe të Profetit të Tij që muslimanët të falin namazin me xhemat në xhami.

Megjithatë, ky artikull përpiqet të argumentojë se instrumenti i përdorur nga Brenner për të vlerësuar fenë e dikujt mund të zbatohet në kontekstin islam. Kjo për shkak se, siç u shpjegua më lart, bazuar në ajetet kuranore dhe hadithet e profetit Muhamed, frekuentimi i shpeshtë në xhami është tregues i devotshmërisë dhe lidhjes së dikujt me fenë islame. Edhe pse, ky argument mund të thuhet se është po aq i thjeshtë, për shkak të faktorit që ne nuk marrim detaje specifike në lidhje me ndjenjat fetare të dikujt që lidhen me devotshmërinë kur një musliman shkon në xhami (veçanërisht për të kryer namazet me xhemat), ky matës të paktën mund të shpjegojë sjelljen e besimtarëve bazuar në Kuranin dhe hadithet e Profetit. Megjithatë, ky artikull sugjeron që pyetja se sa frekuentimi i shpeshtë në xhami mund të kontribuojë në zhvillimin e devotshmërisë së muslimanëve, siç shpjegohet në Kuran dhe hadithe, të hulumtohet më tej duke përdorur qasje të shumta kërkimore.

Prandaj, studiuesit janë të justifikuar të argumentojnë se xhamitë në Malajzi nuk po
funksionojnë siç duhet bazuar në numrin e ulët të muslimanëve që vizitojnë rregullisht
xhamitë për faljen e namazeve me xhemat. Për më tepër, bazuar në disa vëzhgime në
Kuala Lumpur, kuptohet se xhamitë në kryeqytetin e Malajzisë organizonin shpesh
programe të ndryshme fetare dhe kjo ka rezultuar në një rritje të frekuentimit të xhamive.
Enuerulhak arriti në përfundim se xhematet e muslimanëve në xhamitë e Malajzisë dhanë
reagime pozitive ndaj aktiviteteve fetare të organizuara nga xhamitë. Kjo tregon se, në
bazë të hulumtimeve, organizimi i ligjëratave të ndryshme fetare dhe aktiviteteve të tjera
në xhami janë të rëndësishme dhe të mirëpritura nga komuniteti musliman. Prandaj, bazuar në këto hulumtime, studiuesit thonë se përveç personalitetit të fortë dhe njohurive fetare, imamët duhet të jenë gjendje të menaxhojnë dhe organizojnë aktivitete të ndryshme fetare për të tërhequr më shumë njerëz drejt xhamisë. Si përmbledhje, bazuar në argumentet e mësipërme, ky artikull propozon që imamët në Malajzi dhe ndoshta në vendet tjera duhet të praktikojnë listën e sjelljeve që janë parë si të rëndësishme për udhëheqësit organizativë.

Hulumtimet në lidhje me ndikimin pozitiv të sjelljes efektive të lidershipit ndaj performancës organizative janë të shumta. Megjithatë, përveç ndikimit të sjelljes efektive të lidershipit ndaj performancës së xhamisë, ky artikull gjithashtu thotë se sjellja udhëheqëse e imamëve ndërmjetëson ndikimin e tipareve drejtuese të imamëve ose aftësisë së përgjithshme njohëse, personalitetit, fetarisë, përvojave të kaluara të lidershipit dhe motivimit për të udhëhequr drejt performancës sa më të mirë të xhamisë.

Tiparet dhe sjellja e lidershipit
Disa studiues të lidershipit këmbëngulin që studimi i lidershipit nuk duhet të ndahet nga
studimi i karakteristikave të liderëve. Edhe pse, perspektivat e tipareve të liderit dikur
konsideroheshin si të pamjaftueshme për të shpjeguar fenomenet e lidershipit efektiv për
shkak të rishikimit pesimist të Stogdil dhe Mann, Zaccaro theksoi se çështja nuk duhet të
zvarritet deri në fundin e kërkimit të tipareve të lidershipit.

Kjo është për shkak se studiuesit e tipareve të lidershipit zbuluan se gjetjet e tipareve të lidershipit janë ende të rëndësishme për të na dhënë informacion në lidhje me lidershipin efektiv nëse hulumtimet e tipareve janë të integruara me variabla të tjerë të rëndësishëm të lidershipit, për shembull, performancën dhe situatat e lidershipit.

Për më tepër, House, Aditya si dhe Zaccaro kanë përmbledhur listën e tipareve të liderëve që janë gjetur si të rëndësishme në shumicën e hulumtimeve të mëparshme të lidershipit.

Bazuar në përmbledhjet e ofruara nga studiuesit, hulumtimet e fundit të kryera në fushën e tipareve të lidershipit, si dhe argumentet në lidhje me tiparet e përshtatshme të imamëve, ky hulumtim nxori në pah disa tipare lidershipi që imamët në Malajzi duhet të kenë.

Tiparet e lidershipit janë:
 Aftësia e përgjithshme njohëse,
 Personaliteti,
 Feja,
 Motivi për të udhëhequr dhe
 Përvojat e kaluara në lidership.

Aftësia e përgjithshme njohëse dhe sjellja e lidershipit
Studiuesit e lidershipit kanë gjetur se konstruktet e ndryshme njohëse janë të mundshme
për të ndikuar në performancën e lidershipit. Në përgjithësi, ekzistojnë tre fusha të
përbashkëta të aftësisë njohëse që janë gjetur si paraardhës të rëndësishëm të lidershipit.
Tri fushat e aftësisë njohëse janë:
(1) aftësia e përgjithshme njohëse;
(2) aftësitë e të menduarit krijues;
(3) aftësi për zgjidhjen e problemeve komplekse.

Përveç sa më sipër, një aspekt tjetër i aftësisë njohëse që është gjetur si i rëndësishëm për
të parashikuar lidershipin, veçanërisht vetë-efikasitetin e lidershipit dhe orientimin e
qëllimit, është aftësia analitike. Për më tepër, në një hulumtim tjetër, kreativiteti është
gjetur i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me lidershipin inovativ. Një aspekt i aftësisë
njohëse që duhet të fokusohet është aftësia e përgjithshme njohëse. Aftësia e përgjithshme njohëse u gjet si një nga parashikuesit e lidershipit në disa kërkime të mëparshme.

Edhepse studiuesit kanë deklaruar se inteligjenca e përgjithshme dhe variablat kognitive
parashikojnë vazhdimisht lidershipin, ka pasur disa kërkime që zbuluan se variablat
kognitive kanë ndikim minimal deri të moderuar ndaj lidershipit. Përveç kësaj, ka pasur
edhe disa kërkime që zbuluan se cilësi të tjera individuale, për shembull, aftësitë e
lidershipit, personaliteti dhe motivimi ndikuan në lidership më shumë sesa variablat
kognitive. Kjo duket se tregon se ndikimi i variablave njohës ndaj lidershipit është i
paqëndrueshëm dhe jopërfundimtar.

Megjithatë, bazuar në rishikimet e bëra nga studiuesit, ky artikull arrin në përfundimin se variabla kognitive qëndron si një nga parashikuesit e udhëheqjes së imamëve. Hipoteza mbështetet nga Rogers i cili zbuloi se imamët duhet të kenë arsimim të mjaftueshëm.

Gjetja mund të thuhet se është në përputhje me disa kritika të bëra nga Wan Mohamad, dhe Abdullah. Për më tepër, Chan argumentoi se niveli i arsimimit mund të përdoret si një masë e shqetësimit të përgjithshëm njohës të individëve.

– Personaliteti dhe sjellja e lidershipit
Në teorinë e modelit të pesë faktorëve të personalitetit, personaliteti përbëhet nga pesë
kategori të gjera dhe komplekse të tipareve njerëzore. Pesë kategoritë e tipareve janë:
(1) Neuroticizmi (ose stabiliteti emocional);
(2) Ekstraversioni;
(3) Hapja ndaj përvojës;
(4) Pajtueshmëria;
(5) Ndërgjegjshmëria.

Në përgjithësi, studiuesit e lidershipit zbuluan se dimensionet e ‘Modelit Pesë Faktorësh’ të
personalitetit kanë ndikuar në sjelljen e lidershipit. Bazuar në këtë faktor, personaliteti ka
qenë një nga faktorët më të zakonshëm që përdoret nga studiuesit për të matur lidershipin.
Ka disa arsye për adoptimin e shkallës së personalitetit në studimet e lidershipit. Së pari,
sjellja është një funksion i personalitetit. Së dyti, personaliteti ka një natyrë të ngjashme
me tiparet, që do të thotë se personaliteti është i qëndrueshëm përgjatë moshës madhore
dhe ka fuqi parashikuese. Së treti, përgjatë historisë së kërkimeve rreth lidershipit,
personaliteti nuk është lënë pas dore kurrë nga studiuesit.

Në fakt, studimet e mëparshme të lidershipit u përqendruan në marrëdhëniet midis tipareve dhe lidershipit. Këto tre pika sugjerojnë që personaliteti nuk duhet të neglizhohet nga studiuesit e lidershipit. Kjo mund të shihet nga kërkime të shumta që hetuan lidhjen e personalitetit dhe lidershipit. Kjo ka bërë që kjo analizë të përzgjedhë personalitetin e imamëve si një nga variablat që mund të parashikojë sjelljen e tyre udhëheqëse. Mund të themi se ky argument është në përputhje me debatin e ngritur nga Wan Muhamed, i cili ishte kritik ndaj imamëve në Malajzi duke i këshilluar ata se duhet të merren me personalitetin e tyre.

– Feja dhe sjellja e lidershipit
Siç argumentohet nga disa studiues, imamët në Malajzi për të arritur ndikim tek masa dhe
për të qenë lider shembull duhet të jenë fetarë. Ky argument është në përputhje me pritjet
e përgjithshme të popullsisë muslimane në Malajzi, të cilët i konsiderojnë imamët e tyre si
udhëheqës fetarë të komunitetit. Për më tepër, religjioziteti është gjetur si një parashikues i rëndësishëm i sjelljes së lidershipit në organizatat fetare të krishtera.

Përveç kërkimeve,Jouili dhe Amir-Moazami gjetën se praktikat edukative fetare kanë bërë që gratë muslimane në Francë dhe Gjermani të fuqizohen me përgjegjësinë e udhëheqjes fetare. Kështu, bazuar në hulumtimet, ky artikull supozoi se dimensionet e fesë islame kanë disa ndikime në sjelljen udhëheqëse të imamëve. Për më tepër, ky studim synonte të rriste të kuptuarit tonë mbi ndikimin e fesë në sjelljen e lidershipit. Kjo bazohet në arsyen që ky studim hulumtoi ndikimin e fesë së bashku me tiparet e tjera të lidershipit (aftësia e përgjithshme njohëse, personaliteti, përvojat e kaluara të lidershipit) ndaj sjelljes udhëheqëse të imamëve.

Hulumtimet e mëparshme hetuan vetëm marrëdhënien e dyanshme të fesë dhe lidershipit
pa përfshirë disa parashikues të tjerë.

– Përvojat e kaluara të lidershipit dhe sjellja e lidershipit
Llojet specifike të përvojave të liderit u zbuluan se lidhen me indekse të ndryshëm të
performancës së liderit. Një hulumtim i kohëve të fundit që hetoi marrëdhënien e përvojave
të kaluara të lidershipit si një paraardhës ndërmjetësues për sjelljen e lidershipit është ai i
bërë nga Iddekinge.

Në lidhje me përvojat e kaluara të lidershipit, Iddekinge gjeti se përvojat e lidershipit parashikonin ndjeshëm njohuritë, mundësitë dhe aftësitë e liderëve në parashikimin e performancës së lidershipit. Më herët se Iddekinge, Chan zbuloi se përvojat e kaluara të lidershipit dhe vetë-efikasiteti i lidershipit ndërmjetësuan lidhjen e paraardhësve distalë (aftësia e përgjithshme njohëse, personaliteti dhe vlerat) me motivin për të udhëhequr në parashikimin e potencialit të lidershipit. E njëjta gjë u gjet edhe nga Chan dhe Drasgow në hulumtimin e tyre të sjelljes së lidershipit. Kështu, bazuar në këto hulumtime, ne mund të themi se përvojat e kaluara të lidershipit ishin më afër potencialit dhe sjelljes së lidershipit.

Prandaj, në përmbledhje, bazuar në hulumtimet e mëparshme, ky studim supozoi se përvojat e kaluara të lidershipit funksionojnë si një përafrim i lidhjes së aftësisë së përgjithshme njohëse, personalitetit dhe fesë me sjelljen e lidershipit.

Në lidhje me një variabël tjetër të largët ose fetarinë, edhe pse nuk kishte hulumtime për lidhjen e fesë dhe përvojave të kaluara të lidershipit në parashikimin e sjelljes së lidershipit, ne mund të shihnim qëndrimin e fesë si një nga variablat e tipareve distale bazuar në lidhjen e fortë të fesë dhe personalitetit të cilat janë gjetur në kërkimet e mëparshme. Për më tepër, fetaria mund të grupohet nën kategorinë e vlerës së lidershipit, e cila është një nga tiparet distale të liderëve siç teorizohet nga studiuesit e lidershipit.

– Motivimi për të udhëhequr (MTL: Motivation to lead) dhe sjellja e lidershipit
Rogers zbuloi se imamët në Malajzi duhet të kenë njëfarë motivimi për të funksionuar si
udhëheqës fetarë. Ky artikull ka ardhur në përfundim se një koncept specifik i motivimit të
lidershipit i quajtur motivimi për të udhëhequr ose MTL (Motivation to lead – nga gjuha
angleze, këtë shkurtesë do ta përdorim në vazhdim të këtij artikulli) mund të përdoret për
të eksploruar motivimin e lidershipit të imamëve. Chan dhe Drasgow deklaruan se:
“konstruktet e ndryshme jo-konjitive të aftësive si personaliteti dhe vlerat lidhen me sjelljet
e liderit nëpërmjet motivimit të individit për të udhëhequr (MTL), i cili nga ana tjetër ndikon
në pjesëmarrjen e individit në rolet dhe aktivitetet e lidershipit.”.

Bazuar në përkufizimin, Chan dhe Drasgow kanë pohuar se MTL është një paraardhës i sjelljes së lidershipit dhe gjithashtu funksionon si ndërmjetës për tiparet e lidershipit dhe marrëdhëniet e sjelljes së lidershipit. Kjo është arsyeja pse ky artikull hipotezoi MTL si një ndërmjetës për ndikimin e tipareve të lidershipit në sjelljen e lidershipit. Për më tepër, studiues të tjerë gjithashtu argumentuan të njëjtën gjë. Ata argumentuan se konstruktet motivuese normalisht funksionojnë si ndërmjetës për tiparet dhe marrëdhëniet e lidershipit ose të performancës organizative. Prandaj, bazuar në hulumtimet e mëparshme që përgjithësisht zbuluan se MTL  ka efekte të drejtpërdrejta pozitive në variablat e lidershipit mbi dhe përtej parashikuesve të tjerë të lidershipit, ky artikull hipotezoi MTL si një ndërmjetës për shoqërimin e personalitetit dhe sjelljes së lidershipit. Për më tepër, sipas Hendricks dhe Payne të cilët gjetën rezultate paksa të papajtueshme me kërkimet tjera sugjerohet që me MTL të eksperimetohet edhe më tej.

– Autonomia e punës, tiparet e lidershipit, sjellja e lidershipit dhe performanca e xhamisë
Kishte studiues dhe zyrtarë qeveritarë që argumentuan se imamëve në Malajzi duhet t’u
jepet autonomi më e lartë. Sipas shumicës së studiuesve të lidershipit dhe organizatës,
variablat e situatës funksionojnë si moderatorë në sjelljen organizative si dhe në kërkimet e
lidershipit organizativ. Ky artikull argumenton se situata autonome e intenzitetit të punës
mund të normalizojë lidhjen e tipareve të lidershipit, sjelljen e lidershipit të imamëve dhe
performancën e xhamisë.

Për më tepër, ky artikull argumenton gjithashtu se niveli i autonomisë në punën e imamëve mund të ndikojë në performancën e tyre veçanërisht në aspektin e organizimit të programeve dhe kështu mund të ndikojë në shkallën e frekuentimit të xhamive në Malajzi. Ky argument është në përputhje me teorinë e rrugës dhe qëllimit të efektivitetit të lidershipit dhe teorinë që shpjegon fenomenin e autonomisë së punës që prek personelin dhe rezultatet e punës nga Turner dhe Lawrence. Kjo është për shkak se, nga njëra anë, teoria e rrugës dhe qëllimit të efektivitetit të lidershipit shpjegon dy aspekte në proceset e lidershipit, natyrën e detyrave dhe natyrën e ndjekësve, ndërsa autonomia e punës mund të përfshihet në kategorinë e natyrës së detyrave të liderëve. Nga ana tjetër, teoria e shpjeguar nga Turner dhe Lawrence në vitin 1965 dhe Hackman dhe= Lawler në vitin 1971, autonomia e detajuar e punës mund të ndikojë në një nga tre gjendjet kritike psikologjike, ose të përjetojë përgjegjësi për rezultatet e punës. Dy gjendjet e tjera kritike psikologjike për punëtorët janë kuptimi i përjetuar i punës dhe njohja e rezultateve aktuale të aktiviteteve të punës.

Në përgjithësi, këto tre gjendje kritike psikologjike mund të ndikojnë në rezultatet personale dhe të punës së individit. Në përgjithësi, këto tre gjendje kritike psikologjike mund të ndikojnë në rezultatet personale dhe të punës së individit. Bazuar në këto dy teori, përfshirja e autonomisë së punës si një ndryshore e moderuar për tiparet dhe sjelljen e imamëve, si dhe qasjen udhëheqëse të tyre dhe performancën e xhamisë duhet të arsyetohet.

Përktheu:
Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit