Presidenti iranian Raisi, i fundit në një varg fatalitetesh të njerëzve të politikës
Shumë krerë shtetesh dhe kryeministra në mbarë botën kanë humbur jetën në përplasje avioni apo helikopteri.
Pas rrëzimit të helikopterit dhe vdekjes së presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe delegacionit të tij, Anadolu ka mbledhur të dhëna për liderët që deri më tani kanë humbur jetën ose kanë shpëtuar nga aksidentet me avionë dhe helikopterë në mbarë botën.
9 dhjetor 1936: Kryeministri suedez Arvid Lindman vdiq kur avioni Douglas DC-2 me të cilin po fluturonte u përplas në një shtëpi pranë aeroportit Croydon të Britanisë në mjegull të dendur pak pas nisjes.
7 shtator 1940: Presidenti i Paraguajit, Marshalli Jose Felix Estigarribia vdiq në një aksident avioni pranë qytetit të Altos, Paraguaj.
4 korrik 1943: Ushtari dhe burrë shteti polak Wladyslaë Sikorski, i cili udhëhoqi qeverinë polake në mërgim gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq kur avioni i tij u rrëzua në Gjibraltar.
16 qershor 1958: Zv/presidenti i atëhershëm i Brazilit Nereu Ramos, vdiq kur u rrëzua me një aeroplan Cruzeiro.
29 mars 1959: Barthelemey Boganda, president i Republikës së Afrikës Qendrore dhe hero i pavarësisë, u vdiq kur avioni i tij u rrëzua.
18 shtator 1961: Në Zambinë e sotme, u rrëzua avioni i Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), suedezit Dag Hammarskjold, i cili ishte në detyrë si ndërmjetës për arritjen e paqes në Kongo. 16 persona humbën jetën në aksident, duke përfshirë edhe vetë atë.
1966: Presidenti irakian, gjenerali Abdulsalam Arif vdiq në një përplasje helikopteri. Arif erdhi në pushtet me një grusht shteti në shkurt 1963.
27 Prill 1969: Presidenti bolivian Gjenerali Rene Barrientos vdiq kur helikopteri i tij u rrëzua në qytetin e Cochabamba.
18 janar 1977: Learjet 25 i ish-kryeministrit jugosllav Xhemal Bijediç u rrëzua afër Kreshevës, në Bosnje dhe Hercegovinë. Bijediç, gruaja e tij dhe gjashtë persona të tjerë vdiqën në aksident.
27 maj 1979: Një aeroplan që mbante kryeministrin nauritanian Nënkolonel Ahmet Busseyf, i cili do të merrte pjesë në një samit afrikan, u rrëzua në brigjet e Dakarit. Busseyf vdiq.
4 dhjetor 1980: Kryeministri portugez Francesco Carneiro dhe ministri i Mbrojtjes Amaro de Costa, u shuan kur avioni i tyre u rrëzua në kryeqytetin Lisbonë, pak pas nisjes.
24 maj 1981: Presidenti ekuadorian Jaime Roldos Aguilera dhe ministri i Mbrojtjes gjenerali Marco Aurelio humbën jetën kur avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua pranë kufirit me Perunë.
1 gusht 1981: Presidenti panamez Omer Torrijos vdiq kur avioni i vogël që ai po pilotonte u rrëzua në pyll.
19 tetor 1986: Një aeroplan me dy motorë që transportonte presidentin e Mozambikut Samora Machel dhe disa ministra u rrëzua pranë kufirit midis Mozambikut dhe Afrikës së Jugut. Përplasja vrau 33 persona, duke përfshirë Machel, disa ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë mozambike. Në hetimet që u kryen pas aksidentit, piloti u shpall fajtor.
1 qershor 1987: Ish-kryeministri libanez Rashid Karami humbi jetën kur një bombë shpërtheu në helikopterin e tij, rrugës për në Bejrut. Bomba me telekomandë, me peshë rreth 300 gram dhe e vendosur pas sediljes ku ishte ulur Karami, shpërtheu pak pasi helikopteri u ngrit.
17 gusht 1988: Një avion ushtarak C-130 që mbante presidentin e atëhershëm të Pakistanit, gjeneralin Zia’ul Haq, pesë nga gjeneralët e tij dhe ambasadorin e SHBA Arnold Leëis Raphel u rrëzua pranë Bahaëalpur, afërsisht 530 kilometra në jug të kryeqytetit Islamabad. Në aksident nuk kishte të mbijetuar.
6 Prill 1994: Një aeroplan që transportonte presidentin e Burundit Cyprian Ntaryamira dhe presidentin e Ruandës Juvenal Habyrimana u qëllua pranë aeroportit Kigali. Nuk kishte të mbijetuar në avionin që u rrëzua në zonën ku ndodhet pallati presidencial i Ruandës.
26 shkurt 2004: Një aeroplan me presidentin e atëhershëm maqedonas Boris Trajkovski dhe delegacionin e tij u rrëzua pranë Mostarit, Bosnje dhe Hercegovinë. Në aksident humbën jetën tetë persona, përfshirë Trajkovskin dhe këshilltarët e tij. Komisioni ndërkombëtar i krijuar për të hetuar rrëzimin e avionit njoftoi në një raport që iu shpërnda publikut pas një hetimi dyvjeçar se rrëzimi i avionit ishte rezultat i “gabimit të pilotit”.
5 shkurt 2024: Një helikopter Robinson R 66 që mbante ish presidentin kilian Sebastian Pinera dhe shoqëruesit e tij u rrëzua në liqenin Ranco në rajonin e Los Rios. Menjëherë pas ngritjes, helikopteri u rrëzua në një liqen për shkak të shiut të dendur dhe mjegullës së dendur. Tre persona arritën të hidheshin në liqen dhe të arrinin në breg. Ish-presidenti Pinero u vra sepse nuk arriti të zgjidhte rripin e sigurimit.
Krerët e shteteve që i mbijetuan një përplasje avioni ose helikopteri
11 Prill 1955: Ish-kryeministri kinez Zhou Enlai i mbijetoi një sulmi në aeroplanin e Air India që kishte marrë me qira për të shkuar në Indonezi. Zhou, i cili ndryshoi planet e tij të udhëtimit në minutën e fundit pasi u paralajmërua për sulmin, nuk hipi në fluturim. Avioni u rrëzua në Detin e Kinës Jugore pasi bomba shpërtheu. Në aksident humbën jetën 11 pasagjerë, tre persona mbijetuan.
17 shkurt 1959: Adnan Menderes, kryeministri i nëntë i Turqisë, i mbijetoi një aksidenti avioni në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Newdigate, Surrey, 4.5 kilometra nga Aeroporti Gatwick në Londër, ku kishte shkuar për të nënshkruar Marrëveshjen e Qipros, për të cilën ra dakord Turqia, Britania e Madhe dhe Greqia. Në aksident humbën jetën 14 persona, mes tyre edhe Drejtori i Përgjithshëm i atëhershëm i Anadolu Agency (AA) Serif Arzik, ndërsa shtatë persona u plagosën.
2 shkurt 1977: Ish-mbretëresha e Jordanisë Alia Toukan vdiq në një përplasje helikopteri në qytetin e Tafila. Burri i Toukana, mbreti Hussein bin Talal, i mbijetoi përplasjes. Në aksidentin e ndodhur për shkak të shiut të dendur dhe stuhisë humbi jetën edhe ministri jordanez i Shëndetësisë në atë kohë, Mohammed Bauhir.
Qershor 1994: Mbreti Charles III i Anglisë, i cili në atë kohë ishte Princi i Uellsit, humbi kontrollin e aeroplanit që po pilotonte për shkak të erërave të forta, duke shkaktuar rrëzimin e avionit. Ndonëse nga incidenti nuk kishte të lënduar, dëmi I shkaktuar shkonte në më shumë se një milion dollarë. /tesheshi.com