1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një letër e shkruar para 1 mijë viteve

Më të lexuarat

‎Një i ri francez i cili trajtohej në një spital islamik në Andaluzi i dërgoi babait të tij, në Paris, një letër rreth një mijë vjet më parë!

Babai im i dashur:
Ju keni thënë në letrën tuaj se do të më dërgoni disa para për mjekimin tim, por unë nuk kam fare nevojë për para sepse mjekimi në këtë spital islam është falas! Madje, spitali i paguan 5 dinarë (forlinjë) çdo pacienti të shëruar si dhe i dhuron rroba të reja kur ai del nga spitali për të mos pasur nevojë të punojë gjatë periudhës së rikuperimit!.

Babai im i dashur:
Nëse jeni kaq i sjellshëm dhe vini të më vizitoni, do të më gjeni në departamentin e kirurgjisë dhe trajtimit të kyçeve, dhe pranë dhomës sime do të shihni një bibliotekë dhe një sallon për lexim dhe leksione, ku mjekët mblidhen çdo ditë për të dëgjuar leksione nga profesorë të ndryshëm!!

Sa i përket repartit për sëmundjet e femrave, ai ndodhet në anën tjetër të oborrit të spitalit dhe në të nuk lejohet hyrja e meshkujve.

Në anën e djathtë të sheshit do të gjeni një sallon të madh kushtuar pacientëve që janë shëruar. Aty kalojnë periudhën e rikuperimit, dhe salloni përmban një bibliotekë private!!

Babai im i dashur:
Çdo pikë dhe çdo vend në këtë spital është jashtëzakonisht i pastër.

Të gjitha dhomat e spitalit janë të pajisura me ujë të pastër që arrin në to përmes tubacioneve speciale dhe në çdo dhomë ka një oxhak për ditët e dimrit!.
Sa i përket ushqimit, ai është mish pule dhe perime, kështu që disa pacientë nuk duan të largohen nga spitali me shpresën që të përfitojnë nga ushqimi i shijshëm!

Burimi: التفوق العلمي في الإسلام” لـ أمير جعفر الأرشدي”
Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit