2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Një “Jo” në OKB mbi bombardimet e NATO-s mbi Serbi

Më të lexuarat

Tentativa e Rusisë për të rihapur çështjen e 99-ës me Kosovën kryefjalë

Vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk votuan për vendosjen e iniciativës së Rusisë për diskutimin e 25-vjetorit të sulmit të NATO-s në RF të Jugosllavisë në vitin 1999 në rendin e ditës të seancës, e cila mbajt orë më parë në New York.

Tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Rusia, Kina dhe Algjeria – votuan pro, nuk pati asnjë votë kundër dhe 12 vende abstenuan.

“Serbia nuk arriti me ndihmën e Rusisë që të detyrojë Këshillin e Sigurimit të vendosë në rend dite temën e 25-vjetorit të bombardimit të Serbisë nga aleanca e NATO-s. Vetëm tre shtete e mbështetën që të bëhet temë e takimit, ndërsa 12 prej tyre abstenuan, që në praktikë do të thotë – kundër. Në ndërtesën e OKB-së ishte ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili shpresonte se si mysafir i Rusisë, do të mund t’i drejtohej Këshillit të Sigurimit”, raporton Al Jazeera.

Përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, Nicolas de Riviere, kundërshtoi diskutimin për sulmet e NATO-s që në fillim të seancës, i cili tha se propozimi i kësaj teme “në asnjë mënyrë nuk do të kontribuonte në përparim”.

“Rusia përdor në mënyrë cinike ndërhyrjen në 1999 për të justifikuar luftën e saj kundër Ukrainës dhe politikën e saj të jashtme agresive në Gjeorgji në 2008 dhe në Krime në 2014”, tha Riviere.

Ai shtoi se rendi i ditës së seancës duhet të jetë vendim i të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

“Vendimi nuk i takon një anëtari, madje as vendit kryesues,” tha Riviere.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasilij Nebenzja, tha se këto ditë e gjithë bota kujton viktimat e “ngjarjeve tragjike në Ballkan, shkak i të cilave ishte agresioni i paligjshëm i NATO-s”.

“Unë e kuptoj se është e pakëndshme për përfaqësuesit e NATO-s në këtë tryezë ta dëgjojnë këtë dhe ta diskutojnë atë, por është e rëndësishme të diskutohet, jo vetëm për shkak të asaj që ka ndodhur, por edhe për shkak të asaj që po ndodh tani në atë rajon”, ka thënë Nebenzja.

Ndalimi i spastrimit etnik

Ai kërkoi që në Këshillin e Sigurimit të mbahet një konferencë e hapur për pasojat e sulmit të NATO-s në RFJ për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në botë.

Por përfaqësuesja e SHBA Linda Thomas-Greenfield vuri në dukje se SHBA qëndron prapa veprimeve të NATO-s, duke shtuar se Aleanca bëri “çfarë ishte e nevojshme për të ndaluar “spastrimin etnik”.

“Takimi u thirr për shkak të synimeve destabilizuese ruse në lidhje me këtë rajon”, tha ajo.

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe Barbara Woodward mbështeti procedurën e votimit, ndërsa përfaqësuesi kinez Zhang Jun tha se “plagët e popullit serb nuk janë shëruar ende, por as Pekini nuk mund të harrojë vuajtjet e qytetarëve kinezë në bombardime”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit