16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ish-ministrja Kodheli publikon pamje nga procesi i votimit

Më të lexuarat

Të dielën u bë e ditur se Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, vendim ky që pritet të zyrtarizohet në muajin maj, atëherë edhe kur do të mbahet sesioni pranveror i kësaj asambleje.

E lidhur me këtë kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë, Mimi Kodheli në një postim në Facebook ka treguar lidhur me procesin e votimit në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kodheli tregon se pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë kanë arritur të votojnë të dielën në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës.

“Pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë mbërritëm të votojmë në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës.

Votuam me 20 vota pro dhe 5 abstenime statusin e ri që Kosova do të ketë në Asamble. Prej sot Kosova është de facto anëtari më i ri i Asocuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vendim që do të zyrtarizohet në Sesionin e Pranverës në maj në Bullgari.

Një vendim historik, urime Kosova!”, shkroi të dielën Kodheli. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit