-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një histori ndoshta e patreguar mbi Salahudin el-Ejjubin

Më të lexuarat

Një djalosh i vogël që e quanin Salahuddin el-Ejjubi, mezi kishte shpëtuar kokën së bashku me babanë, axhën dhe disa anëtarë të tjerë të familjes nga vrasjet masive që kishin ndodhur në kohën e fëmijërisë së tij. Në të vërtetë, babai i tij, nga frika se zëri i foshnjës së tij do të shkaktonte dëm dhe se mos e pësonin edhe anëtarët e tjerë të familjes, gati sa s’ia kishte zënë frymën. Mirëpo, vetëm me vullnetin e Allahut, Salahudinin e vogël e shpëtoi axha i tij i cili e vendosi në një sënduk, e kështu e shpëtoi edhe atë, edhe tërë familjen nga kriminelët. Pasi që ky djalosh u rrit e u bë burrë, arriti suksese të mëdha në jetën e tij. Ai me shkathtësitë e tij strategjike arriti ta çlironte Jerusalemin dhe xhaminë e shenjtë (al-Aksa), kur i mposhti hordhitë kriminele të krishtera. Ai me ndihmën e Allahut dhe me drejtësi arriti që ta vendoste me sukses flamurin islam, flamurin e Një Zoti të Vetëm flamurin e Allahut të Lartëmadhëruar. Mirëpo, pas shumë shekujsh është duke ndodhur një çudi tepër e madhe. Pra, sot kur muslimanët numërojnë më tepër se një miliardë e gjysmë pjesëtarë, ata nuk janë të aftë që ta ripërtërijnë suksesin e Salahudinit!!!

Marr nga libri: “Si të arrihet SUKSESI” / Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit