2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Një ditë do të ikim nga kjo botë dhe gjurmët do të mbeten!

Më të lexuarat

Dikush kishte hipur në aeroplan për tu kthyer në vendlindje. Pranë tij u ul një grua e moshuar, e cila dukej se ishte një grua e thjeshtë fshatare.

Ata shërbyen ushqimin dhe bashkë me vaktin edhe një copëz ëmbëlsire të bardhë.
Gruaja e moshuar e hapi ëmbëlsirën e bardhë dhe filloi ta hante me bukë duke menduar se ishte djath për shkak të ngjyrës së bardhë.
Kur zbuloi se ishte (ëmbëlsirë) e moshuara u vu në siklet dhe filloi të shihte burrin që ishte ulur në sendilen pranë saj. Por burri bëri sikur nuk pa se çfarë ndodhi!
Për disa sekonda, ai hapi ëmbëlsirën nga pjata e tij dhe bëri pikërisht atë që bëri plaka, kështu që ajo buzëqeshi.
Ai i i tha: Zonjë, pse nuk më thatë se ishte ëmbëlsirë, jo djathë!
Gruaja i tha: Mendova sikur ti se mund të ishte djathë!
Me siguri ai e dinte se nuk ishte djathë.. Por e dinte edhe këtë se ky ishte një udhëtim që do të përfundonte..
E dinte se ajo ishte një grua e thjeshtë… Por ai ishte njeri me tipare burrërore.
Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, thoshte: Nuk kam parë adhurim më fisnik dhe më të madh sesa ngushëllimi i ndjenjave.
Të ngushëllosh ndjenjat dhe zemrat e njerëzve nuk është më pak se të largosh pengesat nga rruga ku ata kalojnë.
Ndaj bëhuni ngushëllues të ndjenjave dhe kujdesuni për ndjenjat e njerëzve, zgjidhini fjalët.. dhe jini të butë me veprimet që bëni, mos e lëndoni askënd, njerëzve u thoni fjalë të mira, jetoni të pastër dhe të çiltër në shpirtrat tuaj.. një ditë do të ikim nga kjo botë dhe gjurmët do të mbeten!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit