0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Një Bajram ndryshe në Bosnje: kryebashkiaku u shlyen borxhet banorëve dhe u dhuron ushqime

Më të lexuarat

Samir Kamenjakoviç, kryebashkiaku i qytetit boshnjak Zhivinice ka gëzuar kategoritë më të varfra të kësaj komune me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke shlyer borxhet disave prej tyre, dhe duke u shpërndarë njëkohësisht pako ushqimore.

“Të martën e kaluar më thirri kreybashkiaku i qytetit, i cili njëkohësisht ka rastisur të jetë edhe një mik i imi nga dhe më pyeti nëse në rrethinën e Dubravës ka ndonjë dyqan në të cilën qytetarët blejnë veresie. Pasi verifikova nëse ka ndonjë dyqan të tillë, gjeta një fshat në Dubravën e Epërme, në të cilin shumica e banorëve janë të varfër. Ai më thirri përsëri të enjten dhe më tha se duhet të shkojmë atje të premten, pas namazit të xhumasë”, rrëfen Halid Salih, mik i kryebashkiakut dhe edukator në qendrën për mjekimin e të varurve nga droga në Zhivinicë.

Ata ndaluan te një dyqan në pronësi të Mirsad Rakovac. Epilogu ishte: të përmbushet një akt fetar i një besimtari, akt ky i cili ekziston në këto zona për shekuj me radhë. Në periudhën e sundimit të Perandorisë Osmane në këtë rajon, agallarët (titull në Perandorinë Osmane) dhe bamirësit e pasur, në fshehtësi të plotë iu kanë shlyer borxhet e të varfërve dhe nevojtarëve.

“Të premten ka ardhur në dyqanin tim Samir Kamenjakoviç (kryebashkiaku) dhe më pyeti se si mund t’i paguante borxhet e njerëzve më të varfër të cilët furnizohen me mall ushqimor veresie. Pasi pagoi borxhin për ata 10-15 vetë, më pas përgatiti dhe pako ushqimore të cilat i shpërndau ai vetë personalisht”, thotë Mirsad Rakovac, pronar i një dyqani në fshatin Gornja Dubravë.

Për këtë veprim, flet edhe vetë Kamenjakoviç:

“Kam vizituar disa dyqane në afërsi të Zhivinicës, ku kam shlyer disa prej borxheve dhe kam blerë disa pako ushqimore të cilat i kam shpërndarë nëpër disa familje, para së gjithash familje të veteranëve të luftës dhe pensionistëve. Dëshiroj që të mos keqpërdoret ky veprim i imi, e as të mos zbulohen njerëzit të cilët unë i ndihmova”, thotë kryebashkiaku i cili “fajin” për publikimin e këtij veprimi ia hedh Alibashiqit: “Natyrisht unë nuk dua të flas për këtë. Ky veprim është rezultat i bindjeve të mia fetare dhe ky veprim i imi duhet të shihet si vepër e një besimtari. Unë nuk e kam bërë këtë si kryetar bashkie, dhe paratë nuk janë shfrytëzuar nga buxheti i bashkisë. Si kryebashkiak më duhet të bëj çmos që të punësoj sa më shumë njerëz, dhe që sa më shumë njerëz të dalin nga nevoja për ndihmë sociale. Para vitit të ri. në mënyrë institucionale dhe me ndihmën e donatorëve kemi shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë. Për fat të keq, njerëz në nevojë ka ende. Ne nuk duhet përziejmë jetën publike me atë private, por vepra të mira duhet të bëjmë në çdo rast. Miku im Halid Alibashiç ka dashur të zbulojë publikisht këtë histori, edhe pse unë isha kundër. Megjithatë, edhe imami Zhivinicës ka thënë se akte të këtilla pozitive mund, dhe duhet të bëhen të njohura publikisht”, përfundon Kamenjakoviç.

Ndërkohë që Halidi, “fajtori” i përmendur, thotë se momenti më prekës në gjithë këtë veprim ishte vizita e nënës së një dëshmori, së cilës krahas urimeve për Bajram i është dhuruar edhe një pako ushqimore dhe një zarf me 100 marka (50 euro): “Ishte një moment i veçantë dhe një goditje e vërtetë. Reagimet e njerëzve ishin shumë emocionale. Dhe ai nuk ka dëshiruar të flasë për këtë. Por unë konsideroj se është mëkat të fshehësh punën e mirë të dikujt tjetër”.

Pjesëmarrësit nga këto histori dhe të ngjashme me to i dijnë më së miri efektet e këtyre akteve të kryera. Dhe fjalën e fundit dhe konfirmimin për të gjitha rastet e motivuara dhe të udhëhequra nga konceptet fetare sigurisht se nuk i sjellin njerëzit. Ata janë aty vetëm për t’i kryer ose për mos t’i kryer ato (vepra të mira).

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit