12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Erdogan në Top Story: Duam një Shqipëri të fortë në rajon

Më të lexuarat

Në një intervistë ekskluzive në Top Story, e para për një media shqiptare, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e ka shprehur qartë interesin e vendit të tij për Shqipërinë.

Sipas tij, një Shqipëri e dobët në rajon përbën një problem shqetësues. Dhe në pikë, ai e vuri theksin tek ajo pjesë e politikës e cila i kundërvihet faktorit turk.

“Nuk do të përmend emra. Politikanët në Shqipëri ndajnë opinionet dhe këndvështrimet e tyre me ne kur takohemi dhe çfarëdolloj ndihme, politike, tregtare, kulturore, ekonomike, ushtarake ne mund t’jua japim. Jemi të vendosur të japim çdolloj mbështetjeje për Shqipërinë sa herë që duhet, sepse mendojmë që Shqipëria është një vend i rëndësishem në Ballkan. Ndryshe ne do të shqetësohemi shumë për Ballkanin nëse Shqipëria është e dobët”, tha Erdogan.

Ai shpalosi dhe një vizion ekonomik në lidhje me Shqipërinë, duke theksuar se pas zgjedhjeve, për të cilat hapur shfaqi dëshirën që t’i fitojë Rama, duke e cilësuar këtë të fundit si një mik të ngushtë, Turqia do rrisë akoma dhe më tepër investimet.

“Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga vendet e BE, por tonat nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe disa ditë më parë disa sipërmarrës turq biseduan me mua në lidhje me perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”, u shpreh kreu i shtetit turk.

Dhe sakaq, ai shprehu dhe një merak se mos Shqipëria, bie nën kthetrat e faktorëve gylenistë, për të cilët po ashttu ishte i qartë dhe i prerë.

“Kjo organizatë terroriste mund të bëhet burim kërcënimi për Shqipërinë dhe mund të jetë tepër vonë. Shqipëria duhet të nxjerrë mesime nga ajo që kemi kaluar ne, sepse nëse ia dolën në Turqi, mund të bëjnë të njëjtën në Shqipëri, nesër apo pasnesër. Po ju flas si vëlla”, tha Erdogan, duke e shoqëruar këtë me një këshillë po ashtu vëllazërore. “Ju lutem qëndroni të bashkuar dhe mbajeni Shqipërinë tuajën”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit