FAHRETTIN GOK – Njëri prej alpinistëve më të rinj në Turqi, tetë-vjeçari Yigit Sevgul arriti të mposhtë ujëvarën 30 metra të lartë të ngrirë dhe kështu të fitojë simpatinë e tifozëve të këtij sporti në Turqi dhe jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lindje të Turqisë, në Erzurum mbahet festivali ndërkombëtar i alpinizmit të ngjitjes në akull, e cila mblodhi rreth 146 alpinistë profesionale nga 17 shtete të botës.
Admiruesit e alpinizmit amerikan, rusë, portugez, kinez dhe të tjerë në festivalin e Erzurumit, mahniten nga suksesi i Sevgulit të vogël, i cili me ndihmën e pajisjeve profesionale u ngjit në ujëvarën e ngrirë, Serafin.
Mbështetja më e fortë e djaloshit, është babai i tij Yilmaz Sevgul, i cili tha për AA se përpiqet ta rrisë fëmijën e tij në frymë sportive dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.
Duke theksuar se kurrë nuk e detyrojë djalin e tij për asnjë lloj aktiviteti, Sevgul tha se kishte pasur sukses në qëllimin e tij që djali ta dojë natyrën dhe sportin dhe se ngjitja në ujëvarën e ngrirë, ishte dëshira e veçantë e djaloshit të guximshëm.
“Fillimisht ia mësova kampingun dhe ngritjen e tendave, si dhe ushqimin në natyrë. Më vonë filluam me ngjitje, windsurfing dhe sporte të tjera. E gjithë kjo ndikon në forcimin e vetëbesimit të tij. E gjithë kjo ka forcuar marrëdhëniet tona dhe besimin reciprok,” tha babai i djaloshit.
Ai vuri në dukje faktin se fëmijët mbyllen në shtëpitë dhe se kompjuterët janë bërë miqtë e vetëm të tyre. Sevgul konsideron se prindërit më tepër duhet të angazhohen që fëmijët e tyre ti njohin me natyrën dhe sportin, në mënyrë që të rrisin nivelin e vetëbesimit dhe pasuruar jetën e tyre sociale.
Sevguli i vogël tha se nuk ishte aq e lehtë ngjitja në ujëvarën e ngrirë, por është shumë i lumtur që ia arriti qëllimit të tij.