0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nismë informuese për Islamin dhe kundër islamofobisë në SHBA

Më të lexuarat

Në San Diego të SHBA-së është ndërmarrë një iniciativë informuese për Islamin dhe kundër islamofobisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashkësia Islame e Amerikës së Veriut (ICNA), ka ndërmarrë një iniciativë me billboard për të eliminuar pretendimet dhe informacionet e gabuara në lidhje me Islamin dhe muslimanët si dhe për të parandaluar islamofobinë.

Kryetari i ICNA, Naeem Baig në një deklaratë ka theksuar se amerikanët janë shumë kuriozë në lidhje me profetin Muhammed. Baig duke vënë në dukje se që nga vendosja e reklamave billboard ka patur një rritje në numrin e vizitorëve në faqen e internetit dhe në linjën e telefonatave, ka theksuar se në lidhje me këtë çështje ata kanë marrë një numër të madh pyetjesh.

Ndërsa zv.kryetari i ICNA imami, Khalid Griggs ka theksuar se këtë iniciativë e kanë realizuar me mesazhe në 3 vende të ndryshme në San Diego. Griggs ka shtuar më tej se në kuadër të kësaj nisme do të vendosen edhe 100 billboard-e në të gjithë vendin.

Në billbordet në San Diego janë përdorur këto shprehje: “Hz. Muhammed besoi në paqe, drejtësinë sociale, të drejtat e njeriut”, “Hz.Muhammed gjithmonë ka shpjeguar dashurinë, jo urrejtjen, jo dhunën” dhe “Allahu nuk vendos sipas fytyrave dhe pasurive tuaja”.

Ndërsa poshtë billboerdeve është vendosur numri telefonit pa pagesë 1-877-Why-Islam dhe adresa online.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit