9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

I burgosuri kërcënon me jetë. Kërkoi të bisedonte me zyrtarët e burgut

Më të lexuarat

Një i burgosur në burgun e Dubravës ka qëndruar mbi katër orë në pikën më të lartë të këtij burgu, duke kushtëzuar zbritjen me një takim me zyrtarët.

Ai ka shprehur pakënaqësitë e tij, duke kërkuar transferim në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Negociatat me këtë të burgosur kanë zgjatur më shumë se katër orë, ndërsa në vend të ngjarjes janë ftuar drejtori i burgut të Dubravës dhe përfaqësues të Inspektoratit të Burgjeve të Kosovës.

“I dënuari ka pasur disa pakënaqësi me një urdhëresë të Prokurorisë me të cilën dy zyrtarë policorë janë caktuar për të intervistuar të burgosurin”, ka thënë drejtori i burgut, Ismajl Dibrani për “Kallxo.com”.

Sipas tij, i burgosuri ka pretenduar se në të kaluarën ka pasur probleme me policët dhe për këtë ka refuzuar intervistimin me ta.

Dibrani ka treguar se i burgosuri ka përmendur edhe pakënaqësi të tjera rreth trajtimit në këtë burg, duke bërë me dije se ankesat e tij janë adresuar tek të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor, Drejtorinë e Burgjeve, Prokurorinë e shtetit etj.

Drejtori Dibrani pohoi se i burgosuri ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe sipas marrëveshjes është transferuar në burgun e sigurisë së lartë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit