Niset grupi i katërt me radhë i haxhilerëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë haxhin
284 haxhinjë të tjerë nga pesë komuna të vendit: Prizreni, Rahoveci, Malisheva, Shtimja dhe Klina u nisen sonte nga aeroporti “Adem Jashari” për në vendet e shenjta.
Ky është grupi i katërt me radhë i haxhilerëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë haxhin.
Edhe dy grupe të tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditës së nesërme, duke përmbyllur kështu udhëtimet që kanë për qëllim kryerjen e këtij obligimi sa i përket këtij viti.
Të gjithë besimtarët nga Kosova që kanë mbërritur në Mekë janë mirëpritur dhe akomoduar nëpër hotele.
Kujtojmë që interesimi i qytetarëve nga Kosova për ta kryer haxhin është rritur dukshëm dhe listat e pritjes për vitin e ardhshëm pothuajse janë mbushur.
Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë gjithsej 1597 besimtarë.