-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nikoliqi ka plan për Kosovën

Më të lexuarat

Kryetari ilegal i veriut të Mitrovicës dhe funksionar i Partisë Përparimtare Serbe, Kërstimir Pantiq ka deklaruar se partia e tij ka një plan për Kosovën, por nuk do ta bëjë publik derisa të arrihet konsensusi i të gjitha partive politike lidhur më atë çështje.

Pantiq u ka thënë medieve serbe se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq që nga fillimi i mandatit i ka pasur më shumë se 50 takime bilaterale me shumë burrështetas të botës, ndërsa në të gjitha bisedat Kosova ka qenë temë e pashmangshme.

“Plani për Kosovën ekziston, por Nikoliq ka thënë se nuk do ta bëjë publik pa u arritur konsensus i gjerë më të gjithë akterët politikë në Serbi”, citon RTK fjalët e Pantiqit.

Sipas tij, bazë e planit është Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, kurse partitë politike duhet të arrijnë pajtueshmëri rreth atij minimumi që do të ishte i pranueshëm në bisedime për Kosovën.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit