16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pacolli në konferencën e Unionit Afrikan

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka takuar në Adis Abeba të Etiopisë udhëheqës të disa vendeve të Unionit Afrikan, të cilët po marrin pjesë në konferencën e kësaj organizate, njofton zyra e Pacollit.

Sipas këtij njoftimi, zëvendëskryeministri është takuar me presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikwete, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Bernard Membe.

Gjithashtu, Pacolli është takuar me zëvendëspresidentin e Togos, Koffi Esau, si dhe me ministrat e jashtëm të Kenias, Sychelles, Sudanit Jugor dhe Afrikës së Jugut.

Në të gjitha këto takime, Zyra e tij njofton se Pacolli ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se ky është vendimi më i drejtë dhe që është në pajtueshmëri të plotë me të drejtën ndërkombëtare.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit