4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ngjarje në objektiv: Fantazmat e Halepit

Më të lexuarat

Pjesa lindore e Halepit ishte pjesa më e rëndësishme urbane e kontrolluar nga opozita e armatosur në Siri.

Që nga kryegritjet në vitin 2011, Halepi dhe banorët e saj kanë përjetuar një luftë të tmerrshme. Avionët luftarakë të regjimit e kanë shkatërruar qytetin. Raketat kanë shembur blloqe të tëra ndërtesash, ndërsa bombat  fuçi, të hedhura nga helikopterët, kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara, duke mos kursyer as fëmijët, gratë apo burrat, civilë apo luftëtarë.

Më pas, shkatërrimit të Halepit iu bashkuan edhe forcat ajrore ruse, çka çoi në rritjen e numrit të civilëve të vrarë. Banorët kanë përjetuar mungesë uji, ushqimi, elektriciteti etj., duke i lënë banorët të bllokuar në qytet e duke shkaktuar një nga krizat humanitare më të mëdha që pas Luftës së Dytë Botëtore.

Bombardimet ajrore të regjimit të Assadit, të mbështetura nga aletatët e saj, Rusia dhe Irani shiit, i kanë mundësuar ushtrisë siriane që të marrë nën kontroll zona të tëra të qytetit që më përparara kontrolloheshin nga forcat rebele.

Dimri po egërsohet dhe rrethimi po ngushtohet: për mijëra civilët e bllokuar, e vetmja zgjidhje është ikja drejt zonave të kontrolluara nga opozita.

Foto e mëposhtme dokumentojnë situatën në Halep që prej vitit 2012 deri në mes të vitit 2014. Një situatë e cila është përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Përgatiti: Enes Neza – /tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit