Në kuadër të fushatës “Hapni rrugë për Halepin”, nga provinca Adiyaman e Turqisë janë dërguar 27 kamionë me ndihma për banorët e Hapelit, duke përfshirë ushqim, veshmbathje, batanije, etj, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryebashkiaku i Adiyaman, Abdullah Erin gjatë nisjes së kamionëve tha se ndihma dërgohet në Siri. Sipas tij kjo nuk është ndihma e parë, ndërsa nuk do të jetë edhe e fundit.
“Dua që të përfundojë dhuna e cila ushtrohet mbi vëllezërit tanë”, tha Erin.
Banorëve të dëbuar të Halepit u janë dërguar 175 ton qymyr, 72 ton miell, 3.040 batanije, 1.305 pako me pelena, 5.940 pako ushqim për fëmijët, një mijë shtretër, çarçafë, 10 ton grurë si dhe sasi të mëdha të veshmbathjes, ujit, etj./AA