Enes ibn Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“Vdiq një njeri, e njëri në prani të Pejgamberit alejhis selam tha:
“Të përgëzoj me Xhennet!”
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të i tha:
“Nga po e dinë ti, ndoshta ka folur për gjëra që nuk i kanë hy në punë apo ka qenë koprrac në atë që nuk pakësohet?!”
Sahihut Tergib, 2882.
Sa lehtë themi për njerëzit që vdesin, ky është në Xhennet apo në Xhehennem, ndërsa ky “xhenetlija” s’ka falë namaz, ka pi alkohol, ka qenë në kredi bankare, apo ajo s’ka qenë e mbuluar, apo…Ne nuk e dijmë përfundimin e asnjërit prej nesh, a ka vdekur me iman apo jo, a është xhennetli apo xhehennemli…?!
E jona është të lutemi dhe shpresojmë që Allahu ti ketë bërë nga banorët e Xhennetit, e jo të pretendojm kinse po e dijmë të fshehtën…këtë e dinë vetëm Krijuesi ynë!
Zoti na dhashtë përfundim të mirë, e na i mëshiroftë të vdekurit tonë dhe të vdekurit e muslimanëve. Amin!