9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

NGA PASOJAT E MËKATEVE – MËKATET FSHIJNË TURPIN

Më të lexuarat

Prej dënimeve të mëkateve mund të përmendim zhdukjen e turpit që është jeta e zemrës, origjina e gjithë të mirave dhe zhdukja e tij sjell zhdukjen e këtyre të mirave.

Te “Sahihu”¹ transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: “Turpi është i gjithi mirësi”

Në një hadith tjetër, thuhet: “Prej fjalëve të profecisë së parë përmendet shprehja: Nëse nuk ke turp, atëherë bëj cfarë të duash.” ²

Ky hadith ka dy komente:

Së pari: Ai ka ardhur në formën e kërcënimit dhe qortimit, duke nënkuptuar që nëse njeriu nuk ka turp, atëherë mund të bëjë çfarë të dojë prej veprave të shëmtuara, sepse ai që e pengon për kryerjen e këtyre veprave është turpi. Nëse ky turp nuk ekziston, atëherë njeriu bie pre e mëkateve. Ky është komenti i hadithit sipas Ebu Ubejdit. ⁴

Së dyti: Nëse nuk ke turp prej Allahut, atëherë bëje veprën e shëmtuar e në fakt, ajo që duhet bërë në këtë rast është të hiqet dorë prej atyre veprave, që të bëjnë të kesh turp nga Allahu kur i kryen ato. Ky është komenti i Imam Ahmedit sipas transmetimit të Ibn Haniut ⁵

Sipas mendimit të parë, hadithi është kërcënim, ashtu siç është edhe fjala e Allahut: “Bëni si të doni!” (Fusilet, 40), kurse sipas mendimit të dytë ky hadith është lejim.

Nëse dikush pyet: Si është e mundur që të qëndrojnë të dyja këto kuptime? Unë them se në qoftë se bashkohen të gjitha rastet, këto dy kuptime nuk qëndrojnë, sepse lejimi dhe kërcënimi janë plotësisht të kundërt, por nëse merret në konsideratë njëri kuptim, atëherë duhet të merret edhe tjetri.

Qëllimi është të bëhet e qartë se mëkatet e dobësojnë ndjenjën e turpit te njeriu, saqë mund ta zhveshin plotësisht prej tij dhe ai nuk preket me nga fakti se të tjerët mund t’i dinë veprat që bën. Nëse njeriu arrin në një gradë të tillë, atëherë nuk ka më shpresë për përmirësimin e tij.



E kur Shejtani fytyrën ia sheh fundosur në rrënim
Gëzohet edhe thotë: “Fitova atë që nuk ka shpëtim”



Turpi (el-haja’u) është marrë nga jeta (el-hajatu). Gjithashtu edhe shiu quhet (haj-ja), sepse prej tij buron jeta e tokës, e bimësisë dhe e kafshëve. El-Haja quhet edhe jeta e kësaj bote dhe e botës tjetër, e ai që nuk ka turp është i vdekur në këtë botë dhe i dështuar në jetën tjetër.

Midis mëkateve, turpit të pakët dhe mungesës së xhelozisë ekziston një varësi e trianshme. Secili prej tyre thërret tjetrin dhe e kërkon me ngulm, e kush ka turp prej Allahut dhe mëkatit ndaj Tij, ai ka turp nga dënimi në Ditën që do ta takojë Atë. Nga ana tjetër, ai që nuk ka turp nga mëkati ndaj Tij, nuk ka turp as prej dënimit.

“Sëmundja dhe Ilaqi” – Ibn Kajjimi

¹Transmeton Muslimi (37). ²Transmeton Buhariu (5769). ³Në librin “Garib El-Hadith” (31/3). ⁴Këtë nuk e kam vënë re te “Meselet e tij të botuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit