22.5 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Një inisiativë saudite në mbrojtje të Kur’anit

Më të lexuarat

Çfarë do diskutohet në Jeddah të dielën?

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) do të mbajë një takim urgjent në Jeddah të Arabisë Saudite të dielën, i cili u thirr pas djegies së një kopje të Kur’anit në Suedi.

Sipas informacioneve nga burime diplomatike, në takim do të diskutohen masat që duhen marrë kundër incidenteve të tilla dhe do të paraqitet një qëndrim i përbashkët kundër mosrespektimit të Kur’anit.

Në takimin e hapur mund të marrin pjesë përfaqësues të përhershëm të të gjitha vendeve anëtare të OIC dhe vendeve anëtare të Komitetit Ekzekutiv të OIC, duke përfshirë Turqinë, Arabinë Saudite, Gambian, Pakistanin, Mauritaninë dhe Kamerunin.

Takimi u njoftua me kërkesë të Arabisë Saudite, e cila kryeson samitin e ardhshëm të OIC.

Një person i identifikuar si Salwan Momika, refugjat sirian, i vuri zjarrin një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë jashtë një xhamie në Stokholm të mërkurën.

Akti provokues ekstrem ka ndodhur në ditën e parë të Kurban Bajramit.

Akti tërhoqi dënimin e gjerë nga bota islame, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Palestinën, Arabinë Saudite, Marokun, Irakun, Iranin, Pakistanin, Senegalin, Marokun dhe Mauritaninë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit